Edi Rama sonte në mbrëmje në TV italian "La 7". Kush është kryeministri i Shqipërisë mysafir i “Dyndjeve Barbare”

Një background i shkëlqyer për të prezantuar kryeministrin shqiptar Edi Rama. Agjencia italiane “ilsussidiario.net” ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme kreu i qeverisë shqiptare do të jetë i pranishëm në një emision të rëndësisë së veçantë, me fokus “Dyndjet Barbare”. Siç bëjnë me dije i njëjti rrjet mediatik, i ftuari do të jetë i pranishëm në një faqe interesante rreth politikës së brendshme në episodin “Dyndjet barbare”, emisionit televiziv të formatit talkshow drejtuar nga Daria Bignardi në ekranin italian “La 7” mbrëmjen e sotshme. Ja si e përshkruan kjo media italiane kryeministrin shqiptar, me një biografi përfaqësuese për shqiptarët.
Në fakt, në studio do të jetë edhe vetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai ka lindur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në korrik 1964. Dhe mes anëtarëve themelues të Lëvizjes për Demokraci, një nga grupet që ka udhëhequr demonstratat popullore që pasuan me rënien e kompanive piramidale në vitin 1997, në të cilin shumë qytetarë shqiptarë kishin depozituar kursimet e tyre, duke i besuar një pasurimi të shpejtë por që më pas rezultoi i gënjeshtërt. Pesë vjet më parë, Rama u dallua për “Refleksione”, një libër bashkëshkruar me të ndjerin Ardian Klosi, në të cilën ai ofroi një seri të recetave mbi fatin politik dhe ekonomik të vendit. Përveç njohjes së tij me shkrime në shumë revista lokale, artikujt e tij u shfaqën dhe në revista të rëndësishme ndërkombëtare si “New York Times”, “The Indipendent”, “The Guardian” dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Pikërisht në periudhën pas revoltës, pas kthimit të socialistëve në pushtet, ai mori udhëheqjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, mbajtur deri në vitin 2000.
Ishte po ky vit kur ai kandidoi për Kryetar Bashkie të Tiranës, duke mundur Besnik Mustafaj me 61% të votave. Në të njëjtin vit, Edi Rama iu bashkua Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila mori epërsi pas dorëheqjes së ish-liderit Fatos Nano, zhvilluar në vitin 2005. Dy vjet më vonë, Rama triumfoi sërish në zgjedhjet vendore në Tiranë, këtë herë kundër rivalit të djathtë politik, Sokol Olldashi nga Partia Demokratike. Por në fakt, këtë post ai e humbi në vitin 2011, kur rizgjedhja e tij për herë të katërt u pengua nga Lulzim Basha, kreu i koalicionit “Aleanca për qytetarët”. Një zhgënjim i pjesshëm i zhdukur dy vjet më vonë, kur Edi Rama i çoi përsëri socialistët në fitore, këtë herë me zgjedhjet parlamentare, duke zhvendosur nga ky post ish-kryeministrin Sali Berisha.
Rama është figurë me një prestigj të madh edhe ndërkombëtarisht. Në vitin 2004 ai u emërua kryetari i Bashkisë së Botës në një sondazh në internet, ndërsa në vitin e ardhshëm u fut në listën e 37 njerëzve të zgjedhur nga “New York Times” mes atyre që po janë duke e ndryshuar botën për mirë. Ai gjithashtu ka shërbyer në bordin e drejtorëve të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, fondacion i themeluar dhe financuar nga George Soros, dhe është tani anëtar i Këshillit Konsultativ Rajonal të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.
L.Veizi
Comments
Esshte interesant sa selektiv

Esshte interesant sa selektiv behen ata qe duan te reklamojne dicka duke vene ne pah vetem sukseset (sic). Psh perse nuk shpiegohet ne kete biografi te mrekullueshme pjesa e zymet e jetes prej barboni ne Paris e Edi Rames, dmth ajo pjese kur i kalonte netet poshte urave dhe, ruajna zot, shiste ndonje pjese te trupit per nje pjate makarona? Perse nuk tregohet psh qe ishte nje trill i Fatos Nanos (edhe ky si pune "çuni Tirone") qe e nxorri Edvinin nga llumi i Parisit, per ta sjelle ne zyren e Ministrit te Kultures dhe si e kuptoi Fatosi talentin administrativ te Edvinit? Nejse, e shkuara eshte e shkuar dhe tani s'na mbete gje tjeter veç te lbyrim syte nga shkelqimi i zotit Edvin. Sigurisht cdo shkelqim shoqerohet me nje renie, sic na e ka mesuar Balzaku lidhur me kurtizanet, dhe Driteroi i Partise me shokun Zylo.

Jane te paskrupuj, Lindoret

Jane te paskrupuj, Lindoret ne propagande, kur shembellejne me KOMISARET!

Mos te shkojme tek Enveri, as te mbetemi tek Saliu, sharja e te cilit eshte fare e lehte dhe ne mode...

Edi Rama mund t'i fitoj tere cmimet e botes, nese nisen nga predikata e tij: eshte e jashtzakonshme!

Edhe si kryeminister, sapo nxjerr nje VKM (shpesh e pambeshtetur ne Ligj, ndonjehere antikushtetues!), fillon propaganda per kete VKM, jo vetem si historik, si per here te pare, ne nje shtet dhe shoqeri qe "ashtu si e gjetem, ka nevoje per nje Terapi AntiKancerale!",

por kerkohet te krijohet ideja se ai vendim, ajo Nisiative, ajo deshire e ofruar si Shpetim Kombetar, tashme eshte realizuar!!!

edhe pse sapo eshte vene ne qarkullim, edhe pse eshte vendim i sapo marre ne mbledhjen e qeverise, mbajtur diku ne ndonje Restaurant

privatesh qe jane te besuar reciperokisht me Qeverine Rama...

Pa dyshim Rama do vinte pas Sali Berishes, dhe ca gjera i ka ndryshuar ne ate mase sa nuk ka mundesi kush t'i kthej ne

gjendejn e meparshme, por MOS e LINI Te Genjej me tej...ne Shqiperi!

Atje jashte, le te genjej, se mbase na sjell ndonje leke prej andej!

Sa per librat, vetem me bashkeautoresi, eshte shfaqur Edi Rama: nje liber me Fatos Lubonjen, nje Tjeter me Ad Klosin,

rahmet paste dhe...edhe per "Kurbanin" thuhet se eshte....bere kurban dikush tjeter!

Ia paska bere kete nder

Ia paska bere kete nder Rudina Xhunga duke i mundesuar kete dalje tek programi i Daria Bignardi-t me te cilen Xhunga ka kontakte te hershme.

Add new comment