Zënka Stefani-Peka, Unioni i Gazetarëve protokollon një deklaratë: “Gazetari Çim Peka fyeu gazetarin-analist Andrea Stefani me një zhargon që shkel etikën…”

Para tri ditësh, Andrea Stefani dhe Çlirim Peka, u kacafytën me fjalë në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu. Se çfarë i thanë njëri-tjetrit kjo është bërë publike. Gjithsesi, për zënkën ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve që gjykon si fajtor më këtë rast, z. Peka. Ja një pjesë nga deklarata: “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me shqetësim të madh po vëren se në realitetin e përditshëm të komunikimit dhe debatit publik, po shpeshtohen rastet e fyerjeve, denigrimeve dhe cenimit të integritetit dhe dinjitetit të kolegëve. Rasti i fundit ngjau në emisionin “Opinion” ku gazetari Çim Peka fyeu gazetarin - analist Andrea Stefani me një zhargon që jo vetëm shkel etikën e komunikimit dhe Kodin Etik, por që e degradon përballjen dhe dialogimin publik mes kolegësh në shëmbëlltyrë të sjelljes dhe polemikës konfliktuale që gjeneron politika dhe protagonistët e saj, shpesh në skenën politike të vendit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sjellje të tilla dhe apelon që kolegët dhe analistët të ikin nga kurthe të tilla që në fakt janë shprehje jo e forcës, por e dobësisë për të mbështetur pikëpamjen me argumente dhe logjikë”, thuhet në deklaratë.
http://www.gazetadita.al/stop-sharjeve-alla-cim-peka/
s.z
Comments
Qimi gazetar?!
<p>Qimi gazetar?! ahahhahahahahahah</p>
Peka eshte nje ndyresire, por
<p>Peka eshte nje ndyresire, por edhe Stefani nuk qendron me poshte ne peshtirosje.</p>
Add new comment