Antisemitizëm i hapur në rrugët e Parisit(Video)

Gazetari Zvika Klein, që punon për një njësi mediatike në Izrael, NRG, ka eksperimentuar në rrugët e Parisit, në disa zona të tij, për të kuptuar racizmin dhe antisemitizmin që gjallon në këtë qytet. Ai ka vënë në kokë kipahun, shenjën dalluese të hebrejve, yarmulke, dhe mandej ka ecur duke filmuar veten. Ka ecur për 10 orë dhe ka prodhuar një material prej rreth 1 minute e 36 sekonda, në të cilin shihen njerëz që fyejnë në rrugë, provokojnë, apo edhe pështyjnë. Klein thotë se nuk mungojnë edhe ata që kanë reaguar ndaj fyerjeve, mes të cilave vijon edhe përcaktuesi nacional: çifut. Dëshmi se Europa nuk i ka kapërcyer paragjykimet që kanë shoqëruar historinë e saj. s.z
Comments
Titulli i kesaj videoje me

Titulli i kesaj videoje me duket me teper tendencioz per arsye se reagimet qe shohim vijne nga emigrante apo besimtare myslimane e lidhen shume me situaten e ndezur Izrael-Palestine. Do te ishte me interes te behej i njejti eksperiment me nje mysliman qe kalon neper Paris dhe ne lagjet cifute.

10 ore xhiro dhe vetem 1,36 minuta reagime nuk me duken si dicka kaq domethenese. Vertet Europa ka probleme me judeofobine por ketu me duket se po i fryhet ketij zjarri pa qene nevoja.

Nuk mund te behen identifikime te tilla te hiperbolizuara duke perfaqesuar tere Parisin me disa reagime.

kot fare, nja dy raste ishin

kot fare, nja dy raste ishin ngacmim, te tjerat ishin pa lidhje me kete tipin

per me teper qe kishin te

per me teper qe kishin te benin me palestinen dhe jo me te qenit cifut te ketij njeriu

Add new comment