Pas eseve, studimeve dhe publicistikës, Ardian Vehbiu prezantohet edhe me një roman

Ardian Vehbiu njofton në blogun e tij se botimi më i ri që ka dorëzuar për shtyp do të jetë një roman. Ose “është konceptuar si roman". "Titulli do të jetë “Loop”, ndonëse nuk është përfundimtar dhe i referohet “strukturës së veprës dhe të narrativës; por edhe konceptit të rëndësishëm që shpreh anglishtja loop si term i programimit, i fizikës së kohës, telekomunikacionit dhe topologjisë, me konotacione që shqipes lak ende i mungojnë”, shkruan ai. Vehbiu rrëfen diçka edhe për pikënisjen e romanit: “Ideja më pat lindur, në fakt, në kapërcyell të mijëvjeçarit; kur ende e kisha një punë “zyre” dhe ngrihesha çdo ditë, herët në mëngjes, për të marrë metronë drejt qendrës; sikurse e merrja pastaj të njëjtën metro mbrëmjeve, për t’u kthyer në folenë time...Udhëtimi i përditshëm prej sovajke, nëndheu, tunelet, vetë struktura labirintike e metrosë, kalimet nga errësira në dritë dhe vetë shoqëria e pashmangshme e të panjohurve, do të merrnin trajta mitologjike më parë në mendjen time dhe pastaj, hap pas hapi, në letër”, thotë Vehbiu që sqaron edhe se kush janë “mësuesit” e veprës. “Disa nga veprat e mia të preferuara, Exercices de style, i Queneau-së dhe Se una notte d’inverno un viaggiatore dhe Le città invisibili të Calvino-s ndikuan në konceptimin e kësaj vepre; sikurse ndikoi Borges-i në frymën”, shton ai. Dalja e një libri, dikur ishte ngjarje kulturore, në kuptimin që veprat e kishin të sigurtë popullarizimin. Kurse sot publikimi i një libri është ngjarje për autorin dhe një “publik të kufizuar”. Për këtë “të metë” të kohës sonë, Vehbiu shton se një “zgjidhje” është kontekstualizimi i autorit në vargun e autorëve të një letërsie. “Sot, veçanërisht për kultura me publik detyrimisht të kufizuar si kjo e jona, të jesh shkrimtar po shndërrohet me të shpejtë në projekt detyrimisht vanitoz – meqë doemos nuk mjafton vetëm dëshira për të shkruar, që tjetri të të lexojë. E megjithatë, disa kontakte të rregullta që kam fatin të mbaj, në planin letrar dhe në planin njerëzor, me kolegë dhe miq të mi shkrimtarë si Bashkim Shehu, Elvira Dones, Ervin Hatibi, Ardian Kyçyku dhe Arben Dedja... më bind se, së bashku edhe pse në distancë, mund t’i japim një kontekst letërsisë shqipe bashkëkohore. Nuk është e rastit që të gjithë këta që përmenda më lart jetojnë jashtë Shqipërisë; jo sepse e jona është letërsi “e diasporës”; as sepse vetëm nga larg mund të krijohet letërsi e mirë; dhe as më në fund se nuk ka, brenda Shqipërisë, produkt letrar të tillë që ta admiroj. Asnjë nga këto. Arsyeja është tjetër: njeriu gjithnjë kërkon ta vendosë veten në një kontekst të caktuar, dhe emrat që përmenda më lart janë konteksti ku do të dëshiroja të më shihnin, sa i përket letërsisë shqipe sot; dhe doemos pas botimit të romanit të tanishëm, LOOP”, përfundon Vehbiu.
http://peizazhe.com/2015/02/15/roman-me-metro/
s.z
Comments
Pse nuk pë¨rmend ky asnjë

Pse nuk pë¨rmend ky asnjë shkrimtar nga Shqipëria Lindore, alias Republika e Kosovës? Pse nuk njeh ky Ag Apollonin, Beqë Cufaj? Pse nuk përmend ky asnjë shkrimtar nga Shqipëria Juglindore, alias Republika e Maqedosnisë? Kim Mehmetin, Lulzim Hazirin? Pse? Sepse ky nuk e njeh letërsinue shqipe dhe më përmend miq e mikesha s psh Elvira Dones, një shkrimetrare nënmesatare që shkruan për gratë shtëpiake. Pse Ardian Vehbiu? Pse????

Po pse Kadareja eshte ky

Po pse Kadareja eshte ky Vehbiu ,qe u dashka paralajmeruar kombi se paska ne plan te botoje nje roman???

Le qe nuk mund te quhet as shkrimtar se vec nje libri me skece s'ks gje tjeter ne letersi. Dhe as qe ka per t'u bere ndonjehere shkrimtar, i mungojne dy gjera themelore : talenti dhe sinqeriteti. Pastaj Vehbiu po vete 60 vjec, si shume vone per t'i shperthyer talenti...

Lereni ta botoje njehere ( ti vere edhe titullin se akoma se paska gjetur !) , pastaj lexojeni e me ne fund i thurrni edhe panegjiriket...Se kesaj i thone peshku ne det e tigani ne zjarr!!

Keqardhje per Mucin qe po e ul steken e nivelit te gazetes kaq shume, nga ne sherbim te publikut ne sherbim te klanit te miqve te vet.

Hahahaha Muci ia dha nje cmim

Hahahaha Muci ia dha nje cmim ketij vitin e kaluar...

Keshtu funksionon ne Shqiperi... je miku im?, ke nje lidhje me mua?, politike apo ideologjike... hajt na nje cmim.

Add new comment