Nishani thërret në takim Visar Zhitin dhe i sqaron “jo-në". Zhiti: “Nuk e kapa ku e kishte. Nuk jam në lartësinë e inteligjencës së presidentit”

Visar Zhiti, me të cilin ka disa javë që politika po shtjellon një debat dhe përplasje për kandidimin e tij si ambasador në Vatikan, ka qenë sot i ftuar në Presidencë nga kreu i shtetit, Bujar Nishani. Pas takimiit u bë e ditur që presidenti nuk do ta dekretojë Visar Zhitin, i cili ka qenë në lidhje telefonike në edicionin informativ të “Top-Channel” ku ka “shpjeguar takimin”. Zhiti tha se u prit paqësisht, se kishte diskutuar me presidentin për zhvillimet, “se biseda doli edhe te çështja ime”. Me këtë rast presidenti i ka shpjeguar Zhitit se janë shkelur procedurat dhe se ai nuk mund të tolerojë një gjë të tillë. “E vuri kufirin tek unë”, tha kandidati Zhiti. I pyetur nëse ka pikasur ndonjë arsye, ka nënkuptuar ndonjë gjë për psenë e kësaj jo-je, Zhiti tha: “Unë nuk jamë në lartësinë e inteligjencës së Presidentit. Unë kam inteligjencën e një qytetari të zakonshëm. Nuk kuptova gjë, nuk e kapa se ku e kishte”, tha ai. Ndërkohë sot, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se “disa nga mediat i dinë ndoshta më mirë se unë arsyet se përse nuk dekretonet Visar Zhiti”, duke aluduar kështu se versionet që kanë qarkulluar në disa media, që përfshijnë interesa të ndryshme dhe lakojnë persona të njohur, janë sipas tij, të vërteta.
s.z
Comments
Ambasada ne Vatikan sot
<p>Ambasada ne Vatikan sot drejtohet nga Majlinda Dodaj,motra e Aleksander Frangajt,pronar i TV Klan dhe Abc News,kaq e thjeshte eshte.</p>
Kjo arsye mund te pranohet si
<p>Kjo arsye mund te pranohet si e vertete vetem nqs ambasador nuk do te caktohet askush tjeter. Ne momentin qe do te emerohet nje ambasador kjo arsye bie, apo jo?</p>
Add new comment