Basha shpall tërheqjen nga projekti i dyshimtë i parkimeve. “Dëgjova zërin e qytetarëve”, thotë

Është detyruar të deklarojë sot tërheqjen nga një projekt shumë i debatuar dhe kontrovers për parkimet e Tiranës, kreu i bashkisë Lulzim Basha. Ai ka shpallur sot se është tërhequr nga vendimi për të dhënë me koncension për 35 vjet parkingjet publike në Tiranë. Basha ka thënë se ka dëgjuar zërin e qytetarëve dhe do të kërkojë nga Këshilli Bashkiak që ta shtyjë me 5 vjet dhënien me koncension të parkingjeve publike. Pasi arsyetoi nevojën urgjente të rregullimit të parkimeve dhe bllokimet e qeverisë, Basha shtoi se nuk ishte koha për të shtuar shtrëngesën financiare mbi qytetarët.
“Dëgjova zërin e qytetarëve”, tha Basha. Një presion i madh publik dhe mediatik ditët e fundit, ka ekspozuar të gjithë monentet e diskutueshme të projektit që ishte gati të miratohej.
a.k
Comments
Thuajini te gjitha. Projekti
<p>Thuajini te gjitha. Projekti nuk eshte vetme i Bashes, eshte edhe i Rames, ne favor te Top-Channelit. </p>
Add new comment