Nishani, “jo” për Zhitin: “Vatikani, seli e shenjtë. Nuk do cenohet laiciteti, por Shqipëria nuk është as ateiste”. Po Presidenti kujt besimi i përket vallë?

Postuar në 11 Shkurt, 2015 08:49

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk do të dekretojë asnjë ambasador, kandidatura e të cilit nuk është konsultuar më parë me të. Në një intervistë për “ABC News” Nishani është shfaqur i prerë në këtë drejtim, duke bërë të qartë se emrat e kaluar së fundmi në Komisionin Parlamentar me Jashtë nuk do të kalojnë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra sesi e ka shpjeguar qëndrimin e vet Bujar Nishani kundër kandidaturës së Visar Zhitit si ambasador në Vatikan. “Shteti i Vatikanit është i veçantë, është një seli e shenjtë”, ka thënë Nishani, në një “intepretim” që pak mund të kuptohet se cilin ka kuptim të parë. “Askush nuk do lejojë që të cenohet laiciteti i shtetit shqiptar, por Shqipëria nuk është as një vend ateist”, ka vijuar ai. Fjali që shtrojnë menjëherë nevojën që gjithkush të pyesë urgjentisht: kujt besimi i përkisni Ju z. President? Në mënyrë që askush të mos hamendësojë siç imzot Frendo bëri në rastin e Zhitit. Në fund alibia: “Kandidati ka reaguar duke krahasuar me inkuizicionin akte dhe qëndrime të përfaqësuesve të kishës. Është një deklaratë që mund të krijojë probleme”, tha Nishani, që në kushtet e një vendosmërie të këtillë dhe me patentimin kushtetues që bart pozicioni i tij, ndoshta nuk do ta miratojë Visar Zhitin në Vatikan edhe sikur një referendum popullor të thotë Po.
s.z

Comments

Submitted by Vezhgues (not verified) on

<p>&quot;Nuk mund te hiqet motra e Aleksander Frangajt dhe te vihet&nbsp; nje poet si Visar Zhiti&quot; keshtu duhet te thoshte presidenti skllav dhe do ishte me pak patetik nga cka eshte ne te vertete.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Gjyle si ta marrim kete? Meqe jemi popull shume i mire edhe presidentin e kemi shume te mire?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.