Didi krahason Tahirin me Falkonen: Shpërthimi në farmaci dhe eksplozivi në stacionin e unazës kanë lidhje. Fijet e mafias kërkojnë të destabiliziojnë vendin

Duke bërë një paralelizëm të shpërthimit me tritol në farmacinë e babait të Sajmir Tahirit dhe atentateve mafioze në Itali, drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka krahasuar ministrin e Brendshëm me prokurorin Xhovani Falkone, të ekzekutuar nga mafia.
Sipas tij aktet terroriste të ditëve të fundit tregojnë rritjen e agresivitetit të grupeve të krimit të organizuar edhe të strukturave mafioze kriminale, fijet e të cilave kanë depërtuar në strukturat e ndryshme të organizimit të shoqërisë shqiptare për shkak se fusha e lojës së tyre po ngushtohet vazhdimisht.
“Kujtoni Falkonen dhe Borsalinon, por kjo nuk është më punë personash por një frymë e zbatimit të ligjit që po futet në policinë e shtetit në të gjitha strukturat ligzbatuese. Hetimet tona janë orientuar jo vetëm drejt autorëve të mundshëm të këtyre akteve, por edhe për të zbulluar kush e armatos dorën kriminale që ngrihet kundër njerëzve apo familjarëve të atyre që luftojnë krimin, kush e ushqen urrejtjen ndaj ligjit dhe institucioneve që e përfaqësojnë atë”-theksoi Didi.
Ndërkqa polica dyshon se dy prej akteve terroriste që u shënuan në kryeqytet duke u gdhirë e martë kanë të njëjtën autorësi. Teksa bëri publike disa nga të dhënat e hetimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi tha se shpërthimi në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe shpërthimi i mbetur në tentatvivë në stacionin e unazës kanë të njëtin mekanizëm plasës. Spas kreut të policisë në këto dy ngjarje sasia e tritolit ka qenë 400 gram, ndërsa mekanizmi i shpërthimit ka qenë ai me komandim në distancë nëpërmjet celularit.
l.m
Comments
E mire o mire jemi me fat ne
<p>E mire o mire jemi me fat ne shqiptaret. Rama si Skenderbeu tha Spiropali. Tahiri si Falcone thote Didi. </p><p>Tahiri as opingat nuk i lidh dot Falcone-s si kur te ishte gjalle. Aman na mbyten palacot, shtet palacosh me opozite palaco gjithashtu!</p>
Add new comment