Reagon Imzot George Frendo: “Titulli është vendosur nga gazeta. Nuk kam thënë që Zhiti është mysliman. Kam thënë që është e përshtatshme të jetë katolik, jo nuk duhet”

Postuar në 09 Shkurt, 2015 07:14

Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore, Imzot George Frendo ka shpërndarë sot një e-mail zyrtar, përmes të cilit përgënjeshtron intervistën e publikuar në “Gazeta Shqiptare”, ku ai citohej se ishte kundër kandidaturës së Visar Zhitit si ambasador në Vatikan. Sipas Fendo, titulli dhe përcaktimi se Visar Zhiti është musliman, janë të paqenë. Më poshtë e-maili i Frendo, sekretar i Konferencës Ipeshkvnore:
“Pohoj me kompetencë të plotë se: "Nuk kam thënë se Visar Zhiti është musliman"!
Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të bëhesha aq popullor në mjetet e komunikimit. E gjithë kjo për shkak të një interviste që më bëri “Gazeta Shqiptare”.
Por dëshiroj të theksoj disa pika të rëndësishme që dolën në atë intervistë.
•Së pari, vetë titulli i intervistës “Kisha Katolike kundër Visar Zhitit në Vatikan”, nuk është pjesë e intervistës. Është titull i vendosur nga gazeta.
•Së dyti, në asnjë moment të asaj interviste nuk kam thënë se Visar Zhiti është musliman.
•Së treti, as kam thënë se Ambasadori për Vatikanin duhet të jetë katolik. Thashë vetëm se është më e përshtatshme të jetë katolik.
A kam të drejtë, në një vend demokratik, të shpreh mendimin tim? A kam fyer ndjenjat e dikujt me këto fjalë?
Në përgjigjen për këtë intervistë. Zoti Zhiti tha se u pikëllua. Unë nuk gjej asnjë vështirësi të kërkoj falje kur padashur fyej dikë dhe nëse e kam fyer Z. Zhiti, i kërkoj ndjesë. Por, them sinqerisht, nuk besoj se kam thënë asnjë fjalë që mund të ketë fyer Zotin Zhiti.
Imzot George Frendo”.
s.z

Comments

Submitted by Anonimus (not verified) on

Bie goxha erë ky sqarim tani, pasi i doli kallaji ndërhyrjes me “këmbë të shtrirë” që ky zotëria bëri në punët e brëndshme të Rep. të Shqipërisë.

Aq më tepër kur luan me zgjuarsinë e atyre që e lexojnë edhe “habitet” për popullaritetin e “fituar”!

Harron zotëria i huaj që nuk i shkuan pas ta intervistonin se është prifti i fshatit, por sepse është sekretari i përgjithshëm i K.I.Sh-së!

Edhe nuk besoj se e nderon fakti që del tani edhe kujtohet që titulli i intervistës së publikuar qënka redaksional!

Jo për të mbrojtur gazetarët (ose më saktë kalemxhinjtë-rrogëtarë) shqiptarë që janë “vajmedet” si shumëçka këtu ndër ne, por ky justifikim ngjan me atë “përkthyesi gaboi në përkthim” thënë nga rusët te “Dimri i Madh” i Kadaresë.

Për mua i ndrittë shpirti Vaso Pashës!!! “Feja e shqiptarit është shqiptaria!”

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.