Thaçi flet për INA: Vendim i drejtë i Mustafës për të shkarkuar Jabllanoviçin. Po punojmë me vendet e BE-së që t’i kthejmë ata që u larguan

Postuar në 07 Shkurt, 2015 06:58

“Qeveria e Kosovës do vazhdojë me punën e saj pa ose me Listën Serbe e Jabllanoviçin. Besojë se ky ka qenë vendimi drejtë dhe i mundshëm i kryeministrit Mustafa. Kemi zgjidhje për Trepçën”. Këto janë disa nga fjalët e intervistës së zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi në intervistën me gazetarin e akredituar në OKB nga agjencia e lajmeve INA, Beqir Sina.

Me pas Thaçi thotë se qytetarët po mendojnë se i pret një mrekulli në vendet perëndimore. “Gjithsesi, duhet më tepër ‘edukim’ në këtë fenomen nga lidershipi i Kosovës, që qytetarët tanë të mos mashtrohen, duke u larguar dhe lëshuar Kosovën. Me një shpresë se do të gjejnë një jetë më të mirë në qendrat e azilantëve nëpër Evropë”, thotë Thaçi në një intervistë për Agjencinë INA. “Ne jemi duke punuar maksimalisht në të gjitha institucionet e vendit që të frenojmë këtë fenomen shqetësues. Jemi duke punuar me vendet e Bashkimit Evropian ku ata janë strehuar aktualisht, që të punojmë për rikthimin e tyre. Të gjithë ata që kanë shkuar do të rikthehen, sidomos, pas arritjes së marrëveshjeve për kalime përmes territorit të Serbisë për t’u rikthyer në Kosovë”. “Mesazhi, im është duke u bërë thirrje edhe me këtë rast, që qytetarët të qëndrojnë në Kosovë dhe të vazhdojnë jetën e tyre, për një jetë më të mirë dhe çdo njeri prej tyre të ndihet i sigurt në Kosovë. Por, gjithashtu edhe Brukseli, duhet të lëvizë më shpejt në liberalizmin e vizave, që qytetarët e Kosovës të mos vazhdojnë të jenë vendi më i izoluar në drejtim të lëvizjes së qytetarëve të saj nëpër Evropë”.

 

l.v

 

http://ina-online.net/kosova/51555.html

Comments

Submitted by Ron (not verified) on

I nderuar zotni Thaci. Te larguarit vijne vete sapo te lini pushtetin e mbajtur me inat dhe maskarallek. Nese te dhemb fati i bashkeqytetareve largohuni me Mustafen nga pushteti. Eshte kaq e thjeshte!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.