Kisha Katolike kundër kandidaturës së Zhitit. Imzot George Frendo: "Jo ambasador mysliman në Vatikan". Sipas tij katolikët janë 12-15%(?)

“Gazeta Shqiptare” shkruan set se është Kisha Katolike ajo që tanimë ka dalë kundër kandidaturës së Visar Zhitit si ambasador i Shqipërisë në Vatikan. Sipas “Gazeta Shqiptare” lajmi është bërë i ditur nga imzot George Frendo, ipeshkv ndihmës i dioqezës Tiranë Durrës dhe sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai jep qëndrimin zyrtar të Kishës Katolike dhe arsyet pse kundërshtohet emri i Zhitit. Arsyeja në fakt, është një dhe e vetme: Besimi fetar i Zhitit. Kisha është kundër një ambasadori mysliman në Vatikan, kur Shqipëria është një vend ku 12-15% e popullsisë është katolike. Shifër kjo që duket se dëshirohet, pasi sipas Censusit 2011, katolikët janë 10%. Për ta, mundësitë e gjetjes së një emri katolik janë të shumta, madje imzot George Frendo, shprehet se qeveria duhet të ishte konsultuar me ipeshkvinjtë, dhe se kisha i ka shprehura ankesën e saj për “emrin Zhiti” presidentit Nishani dhe kryeministrit Rama.
l.v
Comments
oooooooooo kjo po qe eshte

oooooooooo kjo po qe eshte tolerance fetare

Po ky G Frendo c'fare eshte?

Po ky G Frendo c'fare eshte? Ky nuk eshte shqiptar qe te flas ne emer te 10% katolik te shqiptareve. Ne rast se nuk mungojne kandidat katolik, (c'ka eshte shume e vertete) atehere perse mungojne shqiptar qe te behen ipeshkv te kishes se tyre? Keto flliqesira qe kane mbi 20 vite qe nuk lejojne qe ne kishen katolike te udheheqin shqiptare duhet perzene si persona non gratta pasi po sjellin vetem percarje. Pastsaj, kisha eshte e ndare nga shteti dhe ky i fundit nuk ka se perse te konsulltohet me ta se cili duhet te perfaqesoj ambasaden tone ne shtetet ku aderon kjo e fundit.

Ke shume te drejte, duhet te

Ke shume te drejte, duhet te pyesim edhe Fortlumturine e tij Cacin e Athines... Edhe zotrote nuk je shqiptar, keshtuqe cdo qe ha mender nevoje dhe perzihesh ne punet e shqiptareve.... (Me perpara sikur shkruaje me mire shqip, a mos jeni nje tufe zagaresh greke qe shkruani ketu me te njejtin nick?)

qofte c'te doje, qofte edhe

qofte c'te doje, qofte edhe m''' greku, jo me pjelle greku, po se c'ka vatikani ne perzgjedhjen e fese se ambasadorit, une nuk e kuptoj (pa iu fut fare muhabetit mbi argumentin sa fetar eshte zhiti)

Po te jap nje shpiegim te

Po te jap nje shpiegim te thjeshte. Harroje per nje moment qe po flasim per ambasadorin shqiptar ne Vatikan.

Ne praktiken diplomatike nderkombetare, kur emerohet nje ambasador nga shteti A ne shtetin B, shteti A ben kujdes qe ambasadori qe kerkon te emroje ne shtetin B, pervec qe duhet te plotesoje kriteret dhe kerkesat si ambasador i shtetit A, te jete edhe sa me i desherueshem per shtetin B, kjo duke marre ne konsiderate te gjitha vetite dhe karakteristikat e personit. Tani si mendon ti se midis ketyre karakteristikave feja nuk luan rrol? Apo ti mendon se ambasadoret dergohen per te bere karshillek, demek, une e kam 10% te popullsise katolike, por per te mbajtur marredheniet diplomatike me ty po te dergoj nje musliman, apo nje ateist. Ne diplomaci keto lloj sinjalesh kane rendesi te vecante. Shpesh here nuk ka nevoje t'i bertasesh tjetrit "ik e pirdhu", mjafton te besh nje gjest qe mund te interpretohet si "ik e pirdhu".

E megjithate, te pakten deri tani Vatikani vete nuk ia ka nxjerre ndonje pengese Visarit, eshte nje klerik katolik qe vepron ne Shqiperi qe ka shprehur pakenaqesine e tij qe ambasadori i propozuar per Vatikan nuk eshte Katolik. Nuk me duket se ka ndonje te keqe te madhe ketu. Se dyti, vete Presidenti nuk e ka dekretuar akoma dhe mbase sinjali qe dergon kleriku mund ose te mund te mos merret ne konsiderate, gjithsesi tradicionalisht qysh se jane vendosur marredheniet diplomatike me Vatikanin, mesa di une (nuk pretendoj te jem 100% i sakte) ambasadoret shqiptare jane zgjedhur nga komuniteti katolik. Dhe per ta mbyllur kete pjese, vete "bon sensi" thote qe te mos cosh ambasador katolik ne Vatikan vertet mund te mos kete ndonje te keqe, po te mire ama' s'ka e s'ka (pa pasur asgje personale me Visarin).

Sa per pergjigjen qe i kam dhene atij legenit grek, nuk i heq asnje presje, sepse ai eshte i fundit qe i takon te jape mendime per keto ceshtje, sepse eshte GREK dhe s'ka pse perzihet ne ceshtjet shqiptare. Ne s'po kemi cfare t'i bejme Forpjerdhshmerise se tij Cacit te Athines, jo me te merremi edhe me mizat qe leshon andej ketej.

Add new comment