“Panorama”, babai i Stresit, Sali Lusha: Arrestimi i tim biri për hakmarrje. Bëri këngë kundër Edi Ramës

Babai i Arkimed Lushës, i vetëquajtur ndryshe Stresi, Sali Lusha, ka folur për gazetën Panorama lidhur me arrestimin e të birit dhe arratisjen e tij. Sipas Lushës, arrestimi ishte i inskenuar pasi i biri nuk ishte aspak në timon të makinës. “Nuk them që e ka porositur kryeministri Rama arrestimin e Stresit. Këtë e kanë bërë servilët që duan të bëjnë përshtypje me veprimet e tyre te kryeministri. Nuk besoj t’i hyjë në punë kryeministrit pse një këngëtar i muzikës rep bëri këngë kundër tij”, ka thënë Sali Lusha. Ai shtoi se djali i tij u arratis nga padrejtësia që iu bë dhe jo nga frika. Sipas Sali Lushës, “është e çuditshme ngjarja pasi në timon ishte një shoku i Stresit dhe gjatë arrestimit kanë marrë vetëm Stresin në komisariat ndërkohë që shokun e tij e kanë lënë të lirë. Sali Lusha pranon faktin që i biri nuk është i pajisur me patentë, ndërsa sipas tij fakti që policia tashmë shprehet se Stresi nuk kishte konsumuar alkool, është thjesht një përpjekje për t’i vështirësuar pozitat e tij. Një mënyrë që këngëtari të mos ketë asnjë lehtësi për faktin se ishte nën efektin e alkoolit. “Siç duket, policia tani nuk do që t’i justifikojë veprimet e tij me pijen dhe me faktin që ka qenë nën efektin e alkoolit dhe thotë që nuk ishte i pirë. Në qoftë se djali im ka fryrë te testi i alkoolit dhe nuk ka dalë me pije, atëherë e paskan problemin testet, qenkan të skaduar”, shprehet Sali Lusha.
l.v
Comments
Po polici qe e ndaloi e dinte

Po polici qe e ndaloi e dinte kengen e Stresit kunder Edi Rames? Sepse rezulton se ata police ishin te djathte, dhe Tahiri nuk po ua gjente dot anen per ti larguar nga policia. E ndihmoi Stresi. Dhe per kete Tahiri e falenderon Stresin dhe te atin. Se shpejti do t'ju jepet tesera e PS-se.

Akoma merreni me kete

Akoma merreni me kete felliqesire qe do e gjeje arsye politike, mjafton fotot e tij te publikuara me arme e hashash per ta futur ne burg.

Ishte po ky palaco qe desh i shkaterroi jeten nje aktori.

Shpresoj qe policia ta kapi dhe te futet ne burg se aty edukohet dhe e kap sapunin

astrit, une nuk e njoh dhe as

astrit, une nuk e njoh dhe as me behet fare te njoh kete "Stresin" por nuk mund te rri e te lexoj pa nje koment per trashesine, provincialitetin e rrezikshmerine ne person qe percjell me injorancen tende. Ai Stresi mund te jete i te 99 e nentave dhe nuk di nese meriton keqardhje apo simpati por nje gje nuk e meriton aspak, denim me heqje lirie per arsye morale sepse ty tu ka mbushur mendja per hakmarrje nga percmimi personal. Nqs. ka nje foto nga Stresi (dhe kete nuk mund ta mohoj) me arme atehere perse qenka doemos e hidhur per ty dhe ai duhet te perfundoje ne burg? Ti ore njeri nuk shikon Filma e Dokumentare ne televizor ku aktoret mbajne arme ne duar, biles edhe grasin? Sipas teje duhet te nderpresim cdo lidhje me USA psh. sepse atje eshte dicka normale te fotografohesh me arme ne dore? Edhe ta marrim nga ana ligjore: ky fare Stresi u ndalua per foton e armes? Ke djeni ti se ka nje akuze ligjore per kete foto te armes? Atehere perse duhet ta mbyllin ne burg per ate foto qe permend ti?

Kurse per ate akuzen qe i ben ti se "desh i shkaterroi jeten nje artisti" ky Stresi dhe per kete gje u dashka kapur se sben? Ore njeri, ky aktori qe supozon ti ka bere kallzim ligjor ne organet kompetente apo jo? Edhe nese, a ka nje hetim, akuze ligjore apo nje vendim gjykate qe te deshmoje per kete "krim" te Stresit? Atehere me sa mend kerkon ta plasesh ne burg ti vetem e vetem se ti ke nje opinion personal mbi Stresin? Gjyqtaret per keto raste bejne shkolle e jane aty, qe te dalin ne rruge e te pyesin kalimtaret se cfare mendimi ka secili per kalimtarin tjeter dhe hajde ti rrasim ne burg?

Mesa po lexoj une mbi ngjarjen qe lidhet me Stresin e largimin e tije nga komisiarati une mendoj se kemi te bejme me nje tendence policore te urdheruar nga qeveria e sotme per te eleminuar cdo te drejte individuale te sanksionuara ne kushtetute apo si norme e vendeve me demokraci e ne respekt te te drejtave themelore. Kesaj qasje i thuhet pa frike Terror policor dhe jo shtet normal i se drejtes dhe ne respekt te normave demokratike perendimore! Ai person qenka mbajtur ne polici pa asnje shkak dhe ne asnje rast nuk do te mbaheshe ne polici aq gjate ne BE! Akuzat e njoftuara te sotme jane aq banale sa edhe vete ceshtja. 1) Ne cdo rast, cilido individ nuk denohet nga asnje gjykate ne BE per arsye te largimit apo arratisjes nga Burgu! Kjo sepse cdo individ reagon ne te drejten e tije natyrale per te rifituar lirine e vet, pavarsisht vendimeve te gjykatave apo kujdo tjeter. Kjo eshte saksionuar edhe ne ligj ne BE prandaj nuk behet fjale vetem per nje aspekt te ceshtjes humanitare te mirkuptimit human! Denimet ligjore pas arrestimit apo burgimit kane lidhje gjithnje me thyere te tjera ligjore sic eshte pershembull: arratisja me rrobat e burgut te veshura dhe qe te kap ligji i vjedhjes me dashje. Apo shkaterrim i prones kur ti pret tela apo hekura. Etj etj. banalitetesh! 2) nuk mund te mbash ne paraburgim nje peron vetem e vetem sepse nuk ka patenten me vete. Ne BE kur te ndalojne ne rruge pa patente te ndalojne te vazhdosh ta ngasesh makinen dhe te japin nje afat te caktuar kohor kur duhet ta paraqesesh patenten per verifikim ne cdo rajon policie te shtetit. Nuk mund te llogarisesh cdo kundravajtje apo pakujdesi si krim dhe te rrasesh njerezit ne paraburgime sikur te jesh shtet pa te drejta njerezore! 3) Me duket se ky Stresi ka nje problem tani qe filloi me u acarua vetem nga policia ne kundershim te cdo llogjike juridike te paster dhe ne cdo shkelje te mundeshme nga normat ligjore nga ana e policise. Thjeshte per mua eshte nje abuzim i policise dhe i "shtetit" te qeverise Rama me popullin duke krijuar precedente te diktatures komuniste apo fashiste.

Keta qe te dy babe e bire

Keta qe te dy babe e bire jane pisa, njeri me m.t se tjetri.

Bravo Epiroti, nga kakerdhite

Bravo Epiroti, nga kakerdhite tek muti, progres i rendesishem, mos harro te heqesh pantallonat kur dhjet.

Add new comment