Dështojnë negociatat e shkëmbimit, ISIS djeg të gjallë pilotin jordanez, pamje shokuese

Edhe pse zëdhënësi i qeverisë jordaneze dje tha se, ishin duke bërë gjithçka për të siguruar lirimin e pilotit Maatsi al Kassasbeh, terroristët e ISIS kanë vendosur ta djegin të gjallë. Kassasbeh ishte kapur pasi avioni luftarak F-16 u rrëzua në territorin e kontrolluar nga militantët në Siri, në muajin dhjetor.
Viktima është spërkatur me benzinë brenda një kafazi, një tmerr që ISIS e ka publikuar përmes një videoje të titulluar “Shërimi i zemrave të besimtarëve”. Imazhet tronditëse kanë shokuar botën. Duket se negociatat për ta këmbyer pengun jordanez me një militante të mbajtur në burgjet e Jordanisë, kanë dështuar.
a.k
Comments
mund edhe te evitoni te
<p>mund edhe te evitoni te publikonit ate foto makabre, pjesa me e madhe e mediave boterore refuzon te shfaq dhe nje fotogram te vetem te ketyre krimeve rrenqethese.</p>
Add new comment