Futbollisti kosovar në video: Kam pasaportë shqiptare vetëm pse trukoj ndeshjet. Ma ka dhënë Duka

Postuar në 03 Shkurt, 2015 03:28

Një video pritet të publikohet nga faqja suedeze fotbollskanalen.se, që tregon futbollistin kosovar Liridon Leci duke folur për trukimet e ndeshjeve. Ai u largua nga kampionati suedez pasi u dyshua për trukim. Filmimi tregon Lecin duke përmendur edhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Dukën.

“Në Shqipëri më kanë dhënë mbështetje të fortë. Unë kam pasaportë shqiptare vetëm pse bëj këtë punë. Armando Duka ma dha mua atë”, dëgjohet Leci duke i thënë personit që ka xhiruar, shkruan Fotbollskanalen. Prishtinasi është filmuar me kamerë të fshehur duke thënë edhe se ka njerëzit e tij në Suedi “e kanë bërë punën e trukimit të ndeshjeve mbi 13 herë dhe nuk janë kapur asnjëherë të vetme”.

“Unë kam njerëzit e mi futbollistë që e kanë bërë këtë gjë mbi 13 herë dhe ata nuk kanë dështuar asnjëherë”, thotë Leci, i cili pretendon që ka një rrjet të mirë lojtarësh të përgatitur për të trukuar ndeshje.

Leci thotë se për një ndeshje ka fituar deri në 200.000 mijë euro. “Prej 20 ndeshjeve, tri janë të kurdisura.. Për të blerë ndeshjen tre persona dëshirojnë nga 50 mijë euro”, – thotë Leci.

a.k

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Ketij i duhet hequr shtetesia shqiptare duke denuar dhe personat si Duka ne Federaten e Futbollit.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>A thua se ty tu hap barku per nenshtetsine shqiptare te ketij dudukut, apo per nenshtetesine shqiptare ne pergjithesi. Tashti po na ben edhe kakerdhia ketu ne forum.</p>

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Une po i bej dhe ti po i pertyp ahahaahaha shijoji sa je gjalle&nbsp;</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Sa delikat je mer qerrata, qelbesh era grek dhe kakerdhiat une s&#39;kam ku i gjej se ti harron te heqesh breket kur i leshon.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.