Ç'po ndodh në Kosovë? Buzhala shkruan se palët janë bërë si Assad me ISIS. Pajtohen në një pikë: “T'i hiqnin qafësh ata që 'filozofojnë shumë'. Mundësisht mediat”

Ka mjaftuar një deklaratë e Aleksandër Jabllanoviçit që Kosova të përfshihet nga protestat. Është kërkuar dorëheqja e tij, por çështja po nxjerr në sipërfaqe edhe problemin kompleks të Trepçes, e më tej brishtësinë e stabilitetit në shtetin tonë fqinj. Palët janë polarizuar shumë, aq sa siç thotë Blerat Buzhala në një opinion në gazetën “Express” “Po e urrejmë Bashkimin Europian dhe SHBA'në për shkak të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Duke menduar se Mustafa dhe Thaçi janë vetë Perëndimi, sepse janë partnerë të tyre. Kurse, për Perëndimin, e edhe për ambasadat e tyre, këta të dytë janë Kosova, sepse kanë më së shumti vota”. Buzhala është kritik edhe për koalicionin qeverisës edhe për Vetëvendosjen, pse kjo përballje nuk po lë mundësi për t’u dëgjuar “rruga e tretë”. “Në përmasa shumë më të vogla, por e vlefshme për t'u marrë si krahasim, të zgjedhësh sot në mes të asaj çfarë ofron Lëvizja Vetëvendosje, me bishtat e saj, dhe opsionit që e ofron koalicioni qeverisës PDK-LDK, është pak a shumë sikur të jesh i detyruar që të zgjedhësh në mes të opsionit që e ofron në Siri diktatori Bashar Al Assad në njërën anë, dhe ISIS, si formacion më i ri, në anën tjetër, ose ndoshta, më adekuate, si në rastin e Egjiptit, të zgjedhësh në mes të Muslim Brotherhood dhe Hosni Mubarak”, shkruan Buzhala. Ky antagonizëm sipas tijmpo verbon të dyja palët, të cilat pajtohen sipas tij në një pikë: “T'i hiqnin qafësh, fillimisht, ata që 'filozofojnë shumë'. Mundësisht mediat”.
s.z
Comments
Sa poshte keni rene, merreni
<p>Sa poshte keni rene, merreni me pseudo-analizat e Berat Buzhales. Vaj hallit!</p>
Add new comment