Berisha, një sondazh i pavërtetë dhe tentativa për ca fitime të vërteta përmes klikimeve

Një faqe false në FB me emrin e Liri Berishës, (false, sepse zonja Berisha nuk pranon të jetë faqja e saj, e po kështu konfirmohet edhe nga burime pranë PD-së) ka provokuar një debat përmes një sondazhi me pyetjen që në fakt po bëhet kudo: A duhet të kthehet Sali Berisha në “postet drejtuese të vendit?” Sidoqoftë, është një pyetje që po bëhet ndërkohë, duke patur parasysh dhe opozitëbërjen anemike dhe jobindëse të Lulzim Bashës. Rikandidimi i kërkuar në Tiranë për Bashën, tingëllon si kurth drejt një humbjeje të sigurtë. Por organizatorët e sondazhit kanë shfrytëzuar edhe diçka tjetër: Faqja e sondazhit ku të çon pyetësori, që ka si opsion katrorët Po dhe Jo, faktikisht të detyron të klikosh në reklamë, si për ata që e duan ende, edhe për ata që janë kategorikisht kundër rikthimit të Berishës. Prej këtej, edhe fitimet.
a.k
Comments
Nje keshille per Sllobodanken
<p>Nje keshille per Sllobodanken :</p><p>Me qene se e do pa tjeter te Pare Saliun le te vere kandidaturen per Kryetar Bashkie ne Tirane,qe pas dy vjetesh kur Partia e Lules te fitoj zgjedhjet le te emerohet Saliu Kryeminister</p>
Add new comment