Ministri grek i Ekonomisë i thotë kreut të Eurogrup: “Trojka është një komitet joserioz anti-europian. Nuk do të bashkëpunojmë më me të”

Postuar në 31 Janar, 2015 02:04

Një takim i tensionuar ka qenë ai i zhvilluar në Athinë mes ministrit grek të Ekonomisë, Yanis Varufakis dhe kreut të Eurogrup, Jeroen Dissebloem. Jo vetëm mediat greke, por edhe ato ndërkombëtare i kanë bërë jehonë këtij takimi, duke e ilustruar me foto që flasin sa mijëra fjalë. Ministri grek ia ka prerë shkurt zyrtarit të lartë holandez, duke i thënë: “Trojka është një komitet joserioz anti-europian. Nuk do të bashkëpunojmë më me të”. Pas kësaj deklarate, kreu i Eurogrupit është ngritur dhe mes një sikleti mezi i dha dorën ministrit grek. Ky i fundit, shfaqi një sjellje të çuditshme. Teksa i zgjati njërën dorën zyrtarit holandez, tjetrën e mbante në xhep. Kur po dilnin nga salla, futi dhe dorën tjetër në xhep, ndërsa këmisha e tij pa kravatë ishte lënë e lirë sipër pantallonave, çka s’i shkon përshtat staturës së një ministri. Kjo ka bere jehone negative në mediat botërore.

 

l.v

Comments

Submitted by An (not verified) on

Grek hesapi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.