Rrëzohet helikopteri me drogë në Spanjë. Pilotohej nga majori i ushtrisë shqiptare, Sokol Feka

I pari që dha lajmin se një helikopter me drogë që pilotohej nga majori i ushtrisë shqiptare, Sokol Feka u rrezua ne Spanje ishte kryeministri Rama gjatë seancës parlamentare. Më pas ministria e Mbrojtjes zbardhi gjithçka në një deklaratë për mediat ku sqaroi se
Ministria e Mbrojtjes ishte informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqiperisë se një ditë më parë Guardia civile Spanjolle njoftoi se kishte rrëzuar një mjet fluturues, i dyshuar se po merrej me aktivitet të paligjshëm. Nga verifikimet paraprake, helikopteri udhëtonte nga Maroku në Spanjë dhe pas rrëzimit të avionit piloti ka rezultuar i vdekur. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes bazuar në dokumentet e gjetura mendohet se ky person të jetë shtetasi shqiptar Sokol Feka major, me detyrë instruktor në bazën ajrore të Farkës. Më tej në njoftim thuhet se Major Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën major që nga viti 2009.
Ai kishte marrë lejen e zoknshme për periudhën 12- 31janar 2015, por nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për Statusin e ushtarakut në Republikën e Shqiperisë.
l.m
Comments
Ky shqiptari qe me perkthen

Ky shqiptari qe me perkthen Pasqyren e Shtypit te Tiranes, me tregon se shqiptaret kane qene te lidhur jete e mot me Spanjen.

Me thote se njeri nga kryeministrat me jete=gjate shqiptar, ka qene luftetar per Republiken Spanjolle, por jeten nuk e humbi

ne ate Lufte Internacionalistesh, sado e ashper qe ishte ajo, por ne zyren e tij te viles se vete, per te cilen

thuhej se ishte "Zyre e Popullit". Djali i tij, jeton e shkruan ne Spanje, por tani qe shkrimtaret

nuk pergjohen me gjendet ne Tirane. Per nje liber kujtimesh per Kalimin e Elbes...

Ky shqiptari im, perkthyes nga zhargoni i Rotherdamit ne ate te Varrit te Bamit, dyshon qe Piloti i Renebregutne Qiellin e Spanjes te kete lidhje me ate Poetin e Bregut qe edhe ai shkoi vullnetar ne Spanje jo per Lufte, por per te takuar Heminguejn dhe Lorken.

Relacionet mes Spanjes dhe Shqiperise jane ekskluzivitet kryeministrash, ngul kembe perkthyesi im, dhe mua si Kryetar i Rotherdamit me mbetet te pranoj Verdiktin e atij populli dhe te deleguarve te tij...

Add new comment