“Panorama” zbulon dy variantet e ndryshuara të ligjit për dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Si shpëtojnë Ruçi dhe Cani.

Postuar në 28 Janar, 2015 02:53

Gazeta “Panorama” ka bërë sot publike ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Mësohet se qeveria i ndryshoi nenet për të mos cenuar disa figura të njohura brenda mazhorancës. Gazeta “Panorama” disponon të dy variantet e paraqitura nga Këshilli i Ministrave, ku në Kuvend u dorëzua varianti i korrektuar, i cili nuk penalizon individët e zgjedhur ose ata që janë kandidatë për t’u zgjedhur dhe pse mund të kenë qenë anëtarë të Byrosë Politike, të Komitetit Qendror të PPSH-së, ministra apo zv/ministra, prokurorë, gjyqtarë etj. Në variantin e parë të ligjit, neni 28 sanksiononte dhënien e informacionit nëse kandidati për President, ministër, drejtues i lartë shtetëror, anëtar i KLD-së e deri drejtor i ATSH-së ka qenë anëtar i Byrosë Politike, ministër, zv/ministër, prokuror, hetues apo gjyqtar. Në variantin e dytë të ligjit të dorëzuar nga qeveria në Kuvend, është hequr pika e dytë e nenit 28, e cila e le “të pastër” figurën e zyrtarit të lartë nga funksionet e tij në kohën e Partisë së Punës.

 

l.v

 

Lajmin e plotë e lexoni sot në “Panorama”

 

http://www.panorama.com.al/2015/01/28/dosjet-si-shpetojne-ruci-dhe-cani-zbulohen-dy-variantet-e-projektligjit-te-qeverise-ne-kuvend/

Comments

Submitted by Tom Doda (not verified) on

<p>Eshte shume qesharake dhe aspak serioze qe te mbrohen keto lloj figura, jo vetem plaku mere apo dredharaku cimi por dhe shume te tjre. Eshte e pafalshme dhe e pa lejushme, besoj se Evropa nuk do ta toleroj.</p><p>I shpetoi ne 1991 Ylli Bufi se i kishte shoke dhe perkrahes,pastaj ne 92 Sali Berisha ( tashti e kuptojme pse, i kishte dhene urdher Ramizi) i shpetoi perseri Tosi i Nasit ne 98 natyrisht pastaj su kujtua kurre per 8 vjet rresht Sala qe tashti na sillet si krishti duke harruar se cdem i ka bere demokracise.Dhe nuk e kupton se pse humbi zgjedhjet qe i kane te dy palet si ndeshje futbolli me dy takime.</p><p>Pse duhet te vij ne pushtet nje parti radikale si ne Greqi , natyrisht jo e majte si siriza se do tja shohin greket lezetin qysh ne takimin e pare me evropen ( me gjith qe sot kane bere nje kthese&nbsp; te bukur drejt Rusise)</p><p>Pse nuk vendosim nje ligj qe cdo qytetar ka te drejte vetem per dy mandate&nbsp; se ndryshe nuk do hikin kurre nga parlamenti e nga qeveria figura ngaterestare dhe enigmatike qe kane aty qysh ne 1991&nbsp; plakur edhe nga mosha edhe nga trute, qe ju ka mbetur ora dhe as mund te thuhet se ngrohin veze se sja u kemi pare hajrin vetem ngateresa kane prodhuar?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.