Nafta, tjetër rënie në treg. Alket Hyseni: Shqipëria importon në vlera të vogla, kjo rrit kostot

Postuar në 24 Janar, 2015 10:25

Debatet publike nëse ka apo jo reflektim të uljes së çmimit të naftës të tregjeve të huaja, edhe në Shqipëri kanë bërë që çmimi i një litri karburant të ulet mesatarisht me 5 lekë për litër si për naftën dhe për benzinën. Në një kronikë të transmetuar nga “Vision Plus” thuhet se në tabelat e karburanteve të ditës së sotme çmimi i një litri naftë varion nga 155 në 160 lekë. Sipas “Vision Plus” ekspertët thonë se struktura e çmimit në tregun shqiptar ndryshon nga ajo e vendeve të tjera, çka e bën të pamundur reflektimin real. Alket Hyseni, ekspert ligjor në çështjet e hidrokarbureve thotë për “Vision Plus” se konjuktura e tregut të karburanteve tek ne është ndryshe nga ajo e vendeve të mëdha. Sipas tij Shqipëria importon në vlera të vogla, gjë e cila rrit kostot për kompanitë. Për të një tjetër abuzim që bëhet në kurriz të firmave që tregojnë karburant janë edhe akuzat për situata dominuese ose siç njihen ndryshe oligopol.

 

l.v

 

http://vizionplus.al/nafta-tjeter-renie-ne-treg/

Comments

Submitted by genis (not verified) on

<p>Nuk e di dhe askush nuk e thot se sa eshte ne burse litri i naftes disel.Te gjith i bejn llogarit me cmimin e naftes bruto per fuçi!Se 50% eshte ulur cmimi i naftes bruto per fuci.Po kostot e perpunimit , trasportit etj a akn ndryshuar.Jan ulur apo ritur?</p><p>Problemi tjeter eshte qe Saliu beri nje ligj qe e koloi taksen e ruges dhe blozes te nafta dhe jo te makina.Kjo shum e derjte se nuk ka pse te paguaj njelloj nje makon pensinisti qe del dy her ne muaj nga parkingu posht shtepis, me nje makin firme qe leviz gjith diten neper qutet.Ai qe konsumon me shum rruget dhe hedh me shum bloze ne ajer duhet te konsumoj me shum.Ketu del pyetja se sa makona ka shqiperia dhe sa i takon mesatarisht te paguaj cdo makine ne vit per rruget?Thon qe harxhohet 360 mij ton nafte ne vit pra mblidhen diku te 40 milion dollar nga taksa.Mendoj se nuk jan shum po te shkojn te gjitha per mirmbajtjen e rrugeve egzistuese por i bie afersisht 200 dollar per makine qe jan shume ne krahasim me taksen qe paguhej per rrugen me pare te kolaudimi.Taksa e blozes a shkon per mbjellje pemesh qe ti kundervihen pasojave te blozes?Mendoj qe autostradat qe duan me shum mirmbajteje te kolohen me pages dhe te ulet taksa e rruges.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.