Etnonacionalizmi po gërryen shtetin në Kosovë. Halil Matoshi: “Ahmeti dhe Vladeta Kostiç, dy shembuj të antikosovarizmit”

Postuar në 23 Janar, 2015 16:15

Halil Matoshi shkruan sot në “Koha Ditore” për kërcënimin që i vjen Kosovës, si shtet dhe si asipratë për ndërtimin e një shoqërie demokratike, nga ata që ai i quan etnonacionalistë. Për të mbështetur tezën e tij, Matoshi referon dy shembuj që lë të nënkuptohet se janë identikë në qasjen e pasinqertë që kanë ndaj shtetit të Kosovës: kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kreun e komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiç. Të dy i quan antikosovarë. “Kur e pyetën gazetarët në Graçanicë Vladeta Kostiqin se a do t’i vendosë simbolet kosovare në komunë ai u tha: Për këtë pyeteni Shpend Ahmetin!”, citon Matoshi për të përcjellë mesazhin se dy nacionalizmat në veprim në Kosovë, ai serb dhe ai shqiptar, po minojnë ndërtimin e shtetit. Ja si qëndrojnë punët në Kosovë, që sipas Matoshit, mishërojnë një pleksje nacionalizmash që ushqejnë veten te konsensusi koninktural që quhet shtet i Kosovës. “Serbët kosovarë mund të punojnë për interesat vitale kombëtare të shtetit serb, turqit kosovarë për interesat e Rexhep Taip Erdoganit (sepse interesat turke ka kush i mbron) ndërsa shqiptarët kosovarë që do të duhej të ishin kombformues, po punojnë për interesa të nacionalizmit etnik shqiptar që nuk është etabluar asnjëherë si ideologji e shtetit shqiptar. E kjo, sipas një interpretimi të kryeministrit aktual të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, është thjesht vetëm ngarendje pas votave...Kjo dëshmon se shteti kosovar në rrafshin simbolik nuk është i pranueshëm as për shqiptarët etnikë dhe as për serbët, sepse të gjithë ëndërrojnë shtetet e mëdha kombëtare, sepse janë pengje dhe viktima njëherësh, të etnonacionalizmit”, thotë Matoshi që konsideron kështu se Kosova po preket nga ajo sëmundje që penalizoi dikur shumë rëndë Serbinë. E këtu, opinionisti kosovar aludon hapur për një përgjegjësi jo të vogël edhe nga Tirana zyrtare.
s.z

Comments

Submitted by trapi (not verified) on

<p>Po ca merreni me Halil Matoshin mer burr...><p>Pyetni kosovaret me mire se sa respekt kane per te..</p>

Submitted by Anonima (not verified) on

<p>ha ha matoshi,,, eshte lubonja i kosoves,qe te dy jane antishqiptare. &nbsp;ky deshiron qe ne kosove te zbatohet modeli jugosllav,idete e vdekura te internacionalizmit,multikulturalizmit e pseudoglobalizmit.</p><p>matosh,kosova eshte nje krahine shqiptare qe ju be dhurate serbise ne 1913-n. &nbsp;po vjen koha qe te kthehet atje ku e ka vendin ,d.m.th ne shtetin shqiptar. &nbsp;juve,mashat e serbise qe doni te pengoni kete zhvillim ne bashkpunim me ca te llojit tuaj edhe ne shqiperi,jeni bere si parja e kuqe. &nbsp;tashme edhe debilet ose ata qe nuk lexojne fare e kane te qarte kush ju sponzorizon juve ne perpjekjen antikombetare per &#39;&#39;kombin&#39;&#39; artificial kosovar,qe projekt i vjeter serb per te ndaluar bashkimin e shqiptareve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.