Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i dollarit, si po ndikon në ekonominë shqiptare

Postuar në 24 Janar, 2015 00:28

Dollari amerikan po forcohet në tregun shqiptar, ndërsa euro nuk po bie si në eurozonë, dhe kjo tregon pafuqinë e monedhës vendase, lekut. Sipas një kronike të përgatitur nga Ilirian Agolli dhe të transmetuar nga “Zëri i Amerikës”, studiuesit e ekonomisë pohojnë se kërkesa për euro është në rritje, ndërsa remitancat po pakësohen, ndaj euro nuk po zhvlerësohet, por rënia e saj do të vijë shpejt. Sipas tyre, bizneset shqiptare duhet të shtojnë prodhimin, ndërsa autoritetet të lehtësojnë barrën fiskale. Studiuesit pohojnë se mbi 35% e ekonomisë shqiptare është euroizuar, shumica e blerjeve të mëdha bëhen me euro. Mbi 70% e qytetarëve kanë marrë kredi në euro, por pagat i marrin lekë, ndaj një euro më e dobët, do të shtojë blerjet, do të lehtësojë kreditë e këqija dhe kostot e borxheve private e shtetërore. Rivlerësimi i dollarit mund të sjellë efekte pozitive tek eksportuesit, por godet importet dhe ata që kanë kredi në dollarë.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/exchange-euro-economic-crise/2610840.html

Comments

Submitted by Ben Tirana (not verified) on

<p>Mbahet artificialisht nga banka,shteti.Gje e njojtur qe heret ne Shqiperi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.