Nismë ligjore e deputetes Majlinda Bregu: “Të fshihen komentet fyese për gratë dhe vajzat në mediat online”. Me sa duket meshkujt mbeten i vetmi objektiv

Postuar në 22 Janar, 2015 14:32

Kërkohet barazi gjinore, por në fakt nuk është e sigurtë sesa mund të arrihet kjo me diferencim ligjor. Një vërejtje e kësaj natyre mund të lindë natyrshëm teksa është bërë publike një nismë e deputetes demokrate Majlinda Bregu, sipas së cilës mediat online, duhet të detyrohen me ligj të fshijnë komentet fyese ndaj grave dhe femrave. “Kam depozituar sot kërkesën për dy nisma ligjore, ndryshime. E para ka të bëjë me shqetësimin e vazhdueshëm, që secila nga ne që është figurë publike, por jo vetëm, çdo grua dhe vajzë ka mbi raportimet dhe komentet që bëhen në faqet e medieve ‘on line’. Është shkelje e dinjitetit, personalitetit dhe imazhit të një gruaje, ndaj kam propozuar sot ndryshimin për kodin civil, që do të thotë se në media ‘on line’ është e detyruar ose do jetë e detyruar të fshijë komentet denigruese për gratë dhe vajzat në faqet e tyre”, tha Bregu në takimin e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë me tematikë “Dhuna kundër Gruas”, e ku kanë marrë pjesë deputetet e Kuvendit(http://www.gazetadita.al/bregu-te-fshihen-nga-mediet-on-line...). Që komentet fyese duhen fshirë, kjo është kërkesë normale dhe përligjur, por që të përcaktosh me ligj mbrojtjen e gjysmës së shoqërisë, duke e kufizuar përkufizimin juridik të saj në kuptimin e një grupi, është deri diku vetëdiskriminuese. Për të mos lënë pastaj mënjanë se përse ligji duhet të mos sigurojë mbrojtjen e të gjithëve.
s.z

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Hipokrite. Ku ishe ti kur Berisha fyente nenen e Rames apo kryeprokuroren?</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Mire mor zonje, po neve sapo thame te gjithe &quot;Je suis Charlie&quot; ne mbrojtje te lirise se shprehjes, kurse ti tani do te na e kufizosh lirine e shprehjes me ligje. Eh, sidoqofte prape me mire se te na i ndalosh me kallash e me bomba eshte, por prape kufizim eshte, se ja psh edhe Kallashi femer eshte, edhe Bleona femer eshte, edhe zotrote femer je, po nuk jeni njelloj, pra ti perse do t&#39;i futesh te gjitha femrat ne nje thes?</p>

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Liri e shprehjes nuk presupozon liri per te share e ofenduar. Nisma e Majlindes duhet pergjithesohet per te dy sekset, sharjet e denigrimet nuk duhet te ken vend ne rrjetet sociale. Madje mire eshte qe te hape edhe nje kurs per kreret e PD te mesohen si te flasin, kurse per Berishen duhen seminare te vecanta ashtu si per gjithe femijet problematike.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>...dmth ti je dakort qe Charlie Hebdo e kishte gabim qe botonte karikaturat qe botonte, ose edhe qe vazhdon te botoje?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.