Amerikanët të shqetësuar për numrin e kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak. 1000 militantë në muaj u bashkohen luftimeve

Amerikanët të shqetësuar për numrin e kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak. Gazeta “Express” shkruan se në të kaluarën Amerikanët kanë vlerësuar dhe respektuar ‘një formë të fesë islame në Kosovë’ siç e kanë quajtur ‘tolerante dhe që e respekton shumëllojshmërinë,’ por gjatë dy-tre viteve të fundit ata kanë shfaqur shqetësimet publikisht dhe në forma të tjera për numrin e kosovarëve të rinj që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe radhitjen e tyre me grupet radikale atje. Sipas “Express” shqetësuese për zyrtarë amerikanë kanë qenë edhe fjalimet e disa prej imamëve të Bashkësisë Islame të Kosovës ku mbështetet një lloj ideologjie e cilësuar gjithashtu ‘denigruese ndaj gjinisë femërore, radikale dhe shoviniste’. “Express” shkruan gjithashtu se mediat amerikane kanë shkruar për ligjet që janë miratuar ose amenduar që u ndalojnë pjesëmarrjen në luftëra të huaja dhe kanë përmendur vendet që e kanë bërë këtë, si Shqipëria, Kosova, Australia, Bosnja, Franca, Maqedonia dhe Serbia. Në një hartë-grafike të botuar nga mediat amerikane Kosova dhe Shqipëria raportohet të kenë nga rreth 200 luftëtarë në Siri dhe Irak. Sipas shifrave të fundit të autoriteteve amerikane numri i rekrutëve që udhëtojnë jashtë vendit për të luftuar vazhdon të rritet në rreth 1000 militantë në muaj të cilët ju bashkohen luftimeve në Siri dhe Irak.
l.v
Comments
Do te shtoja me kete rast se
<p>Do te shtoja me kete rast se toleranca te shqiptaret midis feve ka qene dhe vazhdon te jete se kemi qene nder popujt me te rralle, qe e njhim fene me rrenje dhe qe aplikojme praktikat fetare. Sa me shume pune intesive te beje secili komunitet fetar, aq me pak tolranca do te kete midis feve. Kjo eshte evidente. </p>
Add new comment