Vehbiu ngre zërin kundër keqpërdorimit që u bëhet shkrimeve të tij; dhe kundër gojëprishurve në web; Elvira Dones solidarizohet me të

Postuar në 12 Janar, 2015 18:13

Në një shënim të shkurtër në blogun e vet Peizashe të Fjalës, Ardian Vehbiu qortonte trajtimin që media i kish bërë reklamimit të harmonisë shqiptare në rrugët e Parisit (e quante të pahijshme "paradën e tolerancës" atje). Për këtë mund të lexoni në linkun http://peizazhe.com/2015/01/11/karnavalet-e-parisit/.

Ndonjë gazetë në Tiranë ia ka marrë me copy/paste këtë shënim që ai e kish vënë për lexuesit e blogut, dhe ia kish publikuar. Më tej, shkrimi përfundoi në botën online, ku mbi Vehbiun u derdhën internautët, një pjesë e të cilëve me komente të ndyra e kërcënuese. Këtë gjë, autori i blogut Peizazhe të Fjalës e kish denoncuar në një shkrim jetër sot paradite (lexoni linkun http://peizazhe.com/2015/01/11/pikerisht-sot/), dhe në një tjetër akoma pasdite (lexoni linkun http://peizazhe.com/2015/01/12/lutje-mediave/). Në fakt, në këtë të fundit, ai u bënte një lutje mediave të Tiranës të mos ia merrnin më shkrimet, të cilat më pas përfundonin ushqim për çakenjtë e botës web.

Vehbiu është mbështetur nga lexuesit e blogut të vet, por edhe nga të tjerë, të cilët kanë gjetur mënyra të ndryshme për t'ia shprehur këtë solidaritet. Elvira Dones, fjala vjen, kish kish lënë një shënim në facebook, ku bën pyetjet: "Ku jemi ne, njerezit qe shkruajme, tek veshtrojme njerin nga ne te perbaltet, kercenohet, zvarritet ne ato ujrat kuterbuese te etiketimeve, fyerjeve, shantazheve, sharjeve me te ndyra? Kemi ne nje ndjenje kolektiviteti te kategorise, nje ndjenje solidariteti mes nesh? Apo na mjafton te themi ne kor, Je suis Charlie per ata koleget atje jashte. Pa neve ketu brenda, asgje nuk na prek e na perket."

Re.Pu.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ardian Vehbiu ka nje blog. Shkruan, e per cfare nuk shkruan ne ate blog, puna e tij. Mua personalisht as me ngroh e as me ftoh me ato qe shkruan, here here hiqet si gjitholog dhe i del per zot temave e subjekteve per te cilat nuk eshte specialist. Shkrimet me te mira te blogut ndofta jane ato ku ai eshte me i pergatitur sepse i perkasin profesionit te tij. Pervec Vehbiut ne ate blog komentojne edhe disa fansa te tij (nje numer mjaft i kufizuar c'eshte e verteta) qe per nje arsye o nje tjeter i gjejne interesante ato qe shkruhen dhe ndonjeri mbase edhe paguan ndonje lek, vullnetarisht sipas kerkeses se Vehbiut. Edhe kjo, pune e tyre. Pershtypja ime eshte qe Vehbiu ka nje mendim shume te larte per vehten.Ai e shpreh haptas qe ne blog nuk pranon te kundershtohet. Here here lejon ndonje kritike per te krijuar pershtypjen se eshte tolerant. Sic e thote edhe vete, dhe ketu ka te drejte, blogu eshte i tij dhe ai hapsiren e atij blogu e perdor ashtu sic i duket atij e arsyeshme. Ndonese nuk eshte ndonje mekat i madh mua me kujton te zotin e topit kur ishim te vegjel e luanim futboll, qe po te mos behej sic donte i zoti i topit, cuni e merrte topin e shkonte ne shtepi. Asgje te keqe edhe ketu, fundja me ne fund, topi i tiji ishte.

Pasja e  nje blogu, te jep hapsiren ku je i lire te shprehesh mendimet e tua, madje njerezit qe kane dic per te thene, apo iu duket se kane dic per te thene, sot ne ditet e internetit, tamam kete bejne, sajojne nje blog. Mirepo ndodh qe ato mendimet e tua mund te jene shume te drejta per ty, e per fansat e blogut tend, por dikujt tjeter mund t'i shkelin ne kallo, dikush tjeter mund te ofendohet, ndonjerit mund t'i dukesh tej mase pordhac a arrogant e keshtu me rradhe. Eshte fakt qe ndjenjat dhe reagimet qe shkakton shrehja jote e lirise nuk i kontrollon dot. Pra liria jote e te shprehurit mbaron ne momentin qe ti i nxjerr nga goja, apo i shkruan te zeze mbi te bardhe. Pas kesaj do te presesh ato qe liria e te tjereve u lejon te thone ate qe mendojne rreth atyre qe ti the dhe ke parë tij, reagimet mund te fillojne psh duke te quajtur qelbesire (tjetri esht i lire te shprehet rreth asaj qe liria jote e te shprehurit prodhon) deri tek kapja e kallashit dhe berja e gjemes, sindozot ndodhi ne CH.

Ne pergjithesi te fillosh te qyrravitesh se internautet, sic quhen tani njerezit qe a per sport, a se s'kane c'te bejne tjeter, a se kane instiktin e hienes dhe i versulen prejes per ta shqyer e gjakosur, me duket pak si shprehje e meshires per vehten, masokizem o ne rastin me te keq veteviktimizim. Njerezia qe kane kurajon te vene emrin poshte a siper atyre qe shkruajne duhet te kene kurajon edhe te perballen me ato qe mileti ka per te thene rreth atyre qe shkruajne, dhe me te emblat duhet te marrin edhe te hidhurat e te thartat, qofte edhe thjesht si liri e shprehjes s te tjereve.

A. Vehbiu ankohet se shtypi on-line po ia merr shkrimet pa leje. Mund te kete te drejte, por po te isha une do te me pelqente shume qe perlat e mia nuk do te mbeteshin vetem brenda blogut tim te ngushte, po do te merrnin dhene  e do te perhapeshin gjithandej. Te mos duash perhapjen e shkrimeve te tua do te thote qe ose nuk je i sigurte per ato qe thua, ose ke frike nga reagimet qe ato do te ngjallin ne shumicen e njerezve, ose ndonje gje tjeter qe Ardiani duhet ta dije me mire.

Me vjen pak per te qeshur edhe me E. Donesin, po nejse tani nuk po zgjatem.

Submitted by Anonim123 (not verified) on

Plaku Xhuxhumaku, pasi ke bere nje fleterrufe kaq te gjate per Vehbiun thua ne fund "nejse tani nuk po zgjatem"? Te pakten komplekset dhe ziline ta balancoka shija e mire e humorit =)

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O ti anonimi me numra prapa, ne mos qofsh Vehbiu vete (se ai e ka qejf shume termin kinezo-komunist "fleterrufe") po te them fare thjesht qe nuk kam as komplekse, e as zili, e para se veprimtarine time intelektuale e zhvilloj ne nje fushe shume me te larte se ajo e Ardit, dmth atje ku Ardi nga lartesia e blogut dhe librushkave te tij as nuk afrohet , e dyta keto punet e blogjeve dhe mediave on-line i kam si per sport, si me thene per t'u shlodhur. Puna eshte se te verteten (te pakten ate qe une e mendoj per te vertete) e shkruaj pa droje.

Sa per ate "nuk po zgjatem", i referohej asaj shkrimtarkes tjeter qe kish kakarisur pak, por s'kish bere veze, se me Ardin kisha mbaruar pune, ndoshta edhe duke shkruar pak me gjate se e meriton, ketu po qe ke te drejte.

Te uroj te shkosh pertej 3-shit tek emri yt.

Submitted by anticensurë (not verified) on

xhuxhumak

për shkrimin e mësipërm atë që e përfundon "të mos zgjatem shumë"!

i saktë dhe i renditur mirë!!me dy fjalë i ke thënë vehbiut se kur vjell mos u anko se qelbet ambienti!!

i një mëndje me ty!

Submitted by Anonim as alway (not verified) on

"Ku jemi ne, njerezit qe shkruajme, tek veshtrojme njerin nga ne te perbaltet, kercenohet, zvarritet ne ato ujrat kuterbuese te etiketimeve, fyerjeve, shantazheve, sharjeve me te ndyra?"

Po he pra, Dones, jepi, c'pret, dhe drejtoja kete ankese Mero Bazes, te adhuruarit tend, dhe Temes se tij qe u ka hapur cakejve portat e dritaret e medias.

Kurse Vehbiu ... c'te thuash per Vehbiun, babain e anonimeve, qe ka kushedi sa mekate ne ndergjegje.

Submitted by Kroi (not verified) on

Mua nuk me shqeteson fare Vehbiu .Madje me shijon shume.. Shkruan cfare do dhe si e mendon dhe i thote bukur ato qe kerkon te thote. Eshte sa distant aq edhe afer me pacavurllekun e ketushem dhe eshte padyshim nje nga njerezit me te mencur e te formuar nder blogeret shqiptare. ajo qe me ngjall krupen jane gazetaret e publicistet e oborreve qe na mbeten ne sy , si ne ekrane , si ne ballo kryeministrash, si ne parada karagjoze si ajo e Parisit. Qarkullon nje foto deshmi e prezences se Fevziut p.sh ne paraden e Parisit, me 4 kleriket dhe disa pamje qesharake te Sokol Balles ne ate marsh. I pari e ka krijuar profilin e tiij heret dhe nuk ndryshon dot. Eshte prototip i llojit te vete. I dyti, Balla, ka nje jete qe kopjon te parin.
. Vehbiu ka shume te drejte per ate paradee. Karikature me perfaqesuese nuk mund te conim ne Paris.. Ne vend qe te ishin gjithe gazetaret ne shesh ne Tirane ate dte, ne shenje solidariteti, por sidomos ne proteste kunder cfaredo lloj presioni politik te kesaj poltike karagjoze dhe mafioze qe kemi, shkojne ne Paris pas kryeministrit per tu shfaqur ne ato pamje qesharake me ata 4 te gjore qe i terhiqnin zvarre nga nje foto ne tjetren. Nuk e cuditen boten. vetem treguan qe jemi provinciale te pandryshueshem, hipokrite dhe pa skrupuj profesionalizmi.

Submitted by Anonim as alway (not verified) on

Po karnavalin Edi Rama e organizoi, edhe kameren mbrapa klerit, edhe propaganden ne faqet e gazetave vendase dhe te huaja po ai (dhe zyra e tij e propagandes) por per KM s'na tha asnje fjale Vehbiu, pervecse se sa te bukura i kishte lapsat ne xhep. Gazetaret e oborrit ne Tirane njeriu edhe mund t'i kuptoje, se kane kalamaj per te ushqyer e jetojne ne ate vend te dhunshem perdite. Po pse dikush qe jeton mijera km larg ben shkrimtarin e oborrit, kjo na mbetet "mister".

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Kroi, nuk eshte puna a ka, a s'ka te drejte Vehbiu per paraden a ishte karnavale, a s'ishte karnavale, sejcili ketu le ta mendoje si te doje. Problemi me Ardin qendron se ai po e tha nje fjale duhet qe edhe te tjeret ta miratojne e te mbeten me goje hapur, si psh mbeten njerezit me goje hapur me tre lapsat ne xhepin e Rames. Se po te thuash ndonje fjale kunder zotit Ardi Vehbiu, dhe nuk po them ta shash felliqesire apo ndyresire (ketu jam dakord qe kjo nuk shkon), po ama te thuash psh qe ajo qe tha Ardi eshte gomarllek me brire s'me duket se ka ndonje te keqe, eshte po njesoj si kur Ardi hedh kake me tonelata ndaj te tjereve qe atij i duket se nuk e bejne punen si duhet, a jane injorante, a nuk marrin vesh se c'behet etj. etj.

Kjo eshte bezdisese me zoterine e tij, pa qe eshte i lecitur e i shkolluar nuk e ve njeri ne dyshim, mirpo edhe te leciturit ia fusin ndonje here si kau peles, a vuajne nga protagonizmi dhe kjo i ben te shkojne kunder rrymes ndonjehere jo se ashtu e mendojne, po se e dine qe ashtu terheqin me shume miza rreth vehtes, e kupton ti, pastaj a si puna e mjaltit a si puna e mutit, kjo duhet pare per cdo rast te vecante.

Submitted by Kroi (not verified) on

Nuk te kundershtoj " Plaku Xhuxhumaku" dhe jam pergjithesisht dakord me arsyetimin tend, por ajo qe ndodh me komentet qe lexojme on line sot nuk ndodh ne asnje faqe komentesh on line ne bote , gazeta apo blogje qofshin, ne ate permase banaliteti, egersie, vulgu e denigrimi fund e krye personal kundrejt atyre qe u drejtohen. Nga disa informacione qe kam, ka grupe te posacme komentuesish te organizuar nga Fresh PS dhe te rinjte e PD , qe reagojne ne grup dhe me ate gjuhe qellimisht te zgjedhur , per te balancuar impaktin e nje opinioni apo lajmi apo per te frenuar autoret deri ku e sa te mundin...pervec atyre indvideve, militante, apasionante, injorante apo te mencur qofshin, qe rrine aty ne pritje te zbrazjes se vrrerit. Mungesa totale e kujdesit per te vene filter ne komente qe fyejne , shajne e qe merren me personat , e jo me kundershtine apo dakordesine mbi argumentin, eshte pergjegjesi e atyre qe drejtojne keto gazeta/. 70 % e atyre qe komentojne nuk lexojne cfare shkruhet por reagojne mbi titujt , qe gjithashtu , ne 70 % te rasteve jane abuzive, sesancionale dhe dashakeqesisht te deformuar.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Sigurisht qe nqs partite politike organizojne njerez qe te komentojne, e aq me teper te shajne e leshojne ujra te zeza neper gazeta e blogje, atehere kjo eshte per te vene duart ne koke dhe eshte nje tregues me shume se si e shperdorojme lirine ne shqiptaret (jo se jemi te vetmit). Megjithate kjo nuk duhet te kufizoje lirine e komentuesve per te mos qene dakord, madje per te kritikuar edhe ashper ide dhe pikpamje qe vine nga njerez qe pretendojne se kane monopolin e se vertetes, vetem pse kane marre mundimin te mbajne nje blog, apo vetem se duken si te modes meqe shkojne kunder rrymes.

Submitted by Kroi (not verified) on

Vehbiu ishte i vetmi qe e quajti parade karagjoze ate te Parisit . Askush tjeter ne media nuk guxoi. . Dhe te quash parade karagjoze ate Qe kryeministri e organizoi, trumbetoi dhe e bertiti me foto e statuse mbuavece ne fb - ke goditur kryeministrin shume me shume sesa ti permendesh emrin. Ceshte ky naivitet " pse nuk e permendi Ramen" . Sa per gazetaret qe kane femije per te rritur, po te rikujtoj qe blend fevziu, pas marrjes te te gjitha pronave qe i takonin e nuk i takonin dhe pas blepirjes se te gjithe pushteteve, mund te frenohet qe te mos jete pjese gjithmone e gjithkund e pacavureve te ketij lloji. Por nuk mund te jete ndryshe se eshte ai qe eshte. I deformuar ne kocke. Ai dhe gjithe soji i ngjashem i gazetareve sa vanitoze e aq provinciale te ketij vendi.

Submitted by Albi_I (not verified) on

E di si mund te perkufizohet kjo puna e kritikave ndaj shkrimit te Vehbiut?  Revolucioni ha bijte e tij!

Ky e te tjere i kane ngritur nje aureole mitike Edi Rames (rasti me i fundit ku edhe tre lapsa me ngjyren e Francen konsiderohen nje gjetje gjeniale dhe epokale, e pakrahasueshme me asgje tjeter me pare dhe qe paska nje impakt te jashtezakonshem ne cilesine e jetes se shqiptareve) sa tashme edhe kritikat me te vogla nuk i pranohen nga turma e atyre qe kane dashur te sugjestjonojne.

Nuk eshte lajm i ri jo, i njejte efekt eshte vene re dhe demokratet me Berishen.

Submitted by Anonim as always (not verified) on

Plotesisht dakort e per ta evidentuar edhe me qarte: si Vehbiu edhe Dones nuk e ndjejne se duhet te revoltohen kur i gjithe shtypi (i Rames) denigron nje 16 vjecare, qe sipas ligjeve shqiptare figuron e mitur, vetem sepse ajo eshte mbesa e Berishes. Po te kishte qene vajza e tyre, apo e ndonje prindi tjeter ne oborrin e Rames, do kishin bere carcafe (dhe kane shkruar carcafe kur e bente Berisha kete pune). Ketyre as nuk u erdhi revolta kur vete KM dhe nje keshilltar kulture (!), ne bashkepunim me median oborrtare nxiten miliona kamikaze te denigronin e tallnin nje diplomat, vetem e vetem sepse ky ishte ne kahun e gabuar. Imagjinojeni t'i kishte ndodhur Vehbiut kjo, pra, qe vete KM dhe aparati i tij i pushtetit te kishte orkestruar dhune verbale kunder tij (Dones e ka provuar por nuk arriti megjithate te futej nen lekuren e tjetrit). Keta nuk e kane ngritur zerin as kur jane demonizuar koleget e tyre kur keta jane denigruar nga askush me pak se vete elitat politike dhe kulturore sepse kane guxuar te ngene zerin kunder pushteteve apo autoriteteve e dogmave.

Vete Vehbiu tani po merret me zara interneti, dhe po na i shnderron keta ne autoritete, dogma, pushtete te po atij niveli si KM, si Media apo si ISIS! Nga ana tjeter, Vehbiu s'merret vesh: Kur nuk e botojne, na ankohet se nuk e botojne, kur e botojne, ankohet se ja marrin pa leje, por nderkohe qe ankohet per kete, sapo veme ndonje status ne facebook na dergon apostullin e tij per ta na vene ne wall-et tona (pa lejen tone) "Mesimet e tij", ashtu sic bejne misioneret mormone.

Nuk jane ngjyrat politike qe percaktojne dinjitetin e njeriut dhe as se kush apo jo e meriton solidarizimin tone! Dhe perpara se te na e kujtoni kete mesim ne anonimeve, fillojeni dhe aplikojeni ju vete, meqe jeni veteshpallur si iluminues te njeriut shqiptar. Double standard-i eshte se pari i juaji. Dhe ky eshte problemi juaj me i madh e arsyeja perse nuk keni respektin tim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.