“Belaja me ekonominë greke”, Artan Fuga: “Dalja e Greqisë nga Euro...mund të sjellë krizë të sistemit bankar dhe buxheteve publike në Shqipëri”

Postuar në 12 Janar, 2015 15:59

Artan Fuga ka postuar sot në profilin e vet në rrjetin “Facebook” një analizë që merret me pasojat e mundshme të një daljeje të Greqisë nga Euro dhe rikthimit të dhrahmisë. Analiza(që titullohet: “Ç’na gjeti belaja me ekonominë greke”) që mbyllet me një parashikim, ka rëndësi ndër të tjera, edhe sepse askush deri më tani, nuk është marrë me këtë çështje. As nga qeveria, as nga opozita, as nga njerëz të fushës. Po çfarë konkludon profesor Fuga? Po japim ato pika që ai vetë i ka veçuar si mundësi të ndikimit që mund të ketë dalja e Greqisë nga euro: “a) ulje e tregtisë me Greqinë; b) rrezikimi i kapitaleve me bartës shqiptar në bankat greke në Shqipëri dhe pastaj edhe një krizë e mundshme më tërësore e sistemit bankar edhe e buxheteve publike në Shqipëri; c) mjedis nacionalist më i ashpër antishqiptar në disa shtresa të shoqërisë greke; d) vonesa në rritje në integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit; e) ulje e vlerës së euros dhe e pasurisë në euro të shqiptarëve; f) valë riatdhesimesh nga ana e emigrantëve në të drejtën e tyre për t’u rikthyer në atdhe; g) hyrje e zonës ballkanike në një fazë edhe më të rëndë recesioni ekonomik; h) probleme sociale në rritje, rëndim i shërbimeve sociale, shëndetësore, buxheteve për arsimim, pensione, etj., dhe dizekuilibrime të forta politike që askush nuk i parashikon dot”.
s.z

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

<p>Zot na ruaj nga oreksi i njerezve per t&#39;i futur hundet kudo, edhe pse kjo mund te behet dhe ndodhe per shume arsye. Fuga se fundmi e ka vene vetes titullin Sociolog dhe jo se nuk eshte por se me pare i thoshin Filozof. Ngaqe barcoletizimi i filozofeve ne popullate te le vec me pamjen prej debili rondiokop alla SOKRAT fuga u riquajt sociolog, por kjo nuk e pengoj te marre pjese ne gjeopolitiken e dosjeve te sigurimit e as te beje rolin e ekspertit te ekonomise. Mesa duet qenka shume e forte deshira e te qenit protagonist ne gjithcka e filozofo_sociologut Fuga</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.