Tensioni ndërkombëtar/Siria përflitet se ndërton armë bërthamore. Gorbachev paralajmëron për luftë atomike në Ukrainë: “Gjermania e re do të ndërhyjë kudo”

Revista gjermane “Der Spiegel” raporton se Bashar al-Assad ka bërë përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore. “DS” shkruan se gjurmimin dhe zbulimin në fjalë e kanë bërë izraelitët, të cilët madje kanë shkatërruar kompleksin Kibar në lindje të qytetit Deir al Zor. Kjo ka ndodhur në vitin 2007 dhe siç raportohet, regjimi sirian kishte thirrur për ndihmë ekspertë nga Korea e Veriut. Puna ka vijuar edhe më tej, në rajonin e Qusayr, pasi siç thuhet regjimi sirian posedon 50 tonë uranium natyral. Interesant është fakti se për këtë çështje edhe Shteti Islamik, ka ftuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që të hetojë kompleksin Kibar, kur e kontrollonte atë, por kjo kërkesë është hedhur poshtë, për të mos i dhënë legjitimitet(http://www.spiegel.de/international/world/evidence-points-to...). Nga ana tjetër, nuk është rastësi që lajme të tilla dalin në sipërfaqe në një moment që aleati kryesor i Assadit, Rusia, ndodhet në situatë të vështirë dhe në një izolim ndërkombëtar. Tensioni duket të jetë shumë i lartë, ndoshta palëve po u humbet durimi dhe një e dhënë e tërthortë për këtë mund të jetë edhe intervista e ish-presidentit sovjetik, Mikhail Gorbachev, për “DS”, sipas të cilit konflikti në Ukrainë, mund të çojë në luftë bërthamore. “Ne nuk do t’u mbijetojmë viteve që vijnë nëse dikush humbet qetësinë dhe nervat në këtë situatë të tejnxehur. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar”, shprehet Gorbachev. Dhe për të vënë gishtin te shkaku, ai shton se “Gjermania e re do të ndërhyjë kudo”(http://www.themoscowtimes.com/news/article/gorbachev-warns-t...).
Comments
Ohoo , e hengri dhe Siria, se
<p>Ohoo , e hengri dhe Siria, se keshtu e hengri edhe Iraku per armet e demtimit ne mase qe i prodhonte dhe nuk i tregonte hic fare1</p>
Po qe se e ka thene Izraeli
<p>Po qe se e ka thene Izraeli dhe pastaj eshte pasuar edhe nga ISIS-i atehere eshte lajm i "sigurte" !</p><p>Disinformacioni plekset bashke me informacionin !</p>
Add new comment