Lubonja në “Opinion”: Islamizmi mund të kthehet në një fe e të varfërve dhe më tej, lëvizje kundër elitës së korruptuar në Shqipëri

Postuar në 08 Janar, 2015 16:27

Në debatin me temë “A na kërcënon terrorizmi islamik”  në emisionin “Opinion”, Fatos Lubonja u shpreh se islami mund të kthehet në fenë e të varfërve në Shqipëri dhe në një  të ardhme të afërt të konkretizohet në një lëvizje politike kundër elitës së korruptuar properëndimore.

Ai solli si shembull modele të ngjashme që funksionojnë aktualisht në vende si Turqia  e Egjipti dhe që kanë në themel këtë filozofi.

Lubonja shtoi se lëvizje të tilla politike që bazohen në moralin fetar mund të jenë të dobishme kur funksionojnë si formacione demokratike, por mund të sjellin edhe pasoja të ngjashme me ato që solli komunizmi kur kane si qëllim vetëm përmbysjen e një klase me qëllim marrjen e pushtetit.

 

l.m

Comments

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

<p>Pse e mbajne doren te gjithe para hundes keta, mos i ka futur ndonje fendë Blendi gjate emisionit apo si?</p>

Submitted by Anonim as always (not verified) on

<p>sepse keshtu ia deshi qefi ketij qe ka pergatitur lajmin, qe ka dashur te mbledhe pikerisht njerez si ty, qe jane te gatshem te ndryshojne temen e diksutimit e ta drejtojne ate aty ku i pelqen gazetarit.</p>

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

<p>Avash mor anonim, une nje pyetje bera. Ti edhe mund te mos ishe pergjigjur, po siduket te ha prapanica...</p>

Submitted by Anonim121 (not verified) on

<p>Pse nuk ben ky Fevziu nje emision per Palmat ne autostrade. Duhen shkulur palmat e QTU sepse jane shume larg rruges, dhe i bejne karshillek palmave te Lefterit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.