Kryeministri do të kallëzojë penalisht kreun e Grupit Parlamentar Edi Paloka. “Po dha një provë, jap dorëheqjen”

Postuar në 07 Janar, 2015 08:27

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të ndjekë në rrugë gjyqësore akuzat e bëra nga selia e Partisë Demokratike lidhur me përplasjen me armë në rrugën e Kavajës, ngjarje që implikoi edhe Emiljano Shullazin. Akuzat për përfshirjen indirekte të Edi Ramës në mbrojtjen e këtij grupi kriminal, nga PD-ja i ka bërë kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka, ndaj të cilit do të bëhet edhe padia. “Nisur nga shpifjet përtej çdo caku të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, Kryeministri Edi Rama ka ngarkuar Zyrën Juridike të Kryeministrisë që të përgatisë ballafaqimet penale dhe civile të shpifësit në fjalë, qoftë në Prokurorinë e Përgjithshme qoftë në Gjykatën e Lartë. I kallëzuari dhe i padituri Edi Paloka, duhet të japë prova për çka ka thënë sot dhe qoftë edhe përballë një prove të vetme, Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të lërë detyrën”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
s.z

Comments

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

Hajt me hajer, Vit i Ri nafake e re...

Submitted by TR (not verified) on

Kur Nano doli nga burgu dhe i thonin se pse nuk reagonte per shpifjet qe Paloka shkruante dite per dite kunder tij ne gazeten e RD-se u pergjigje: “Kur lexova shkrimin e parë të Palokës kundër meje, thashë e bëri Paloka. Pastaj filloi me radhë i dyti, i treti, i katërti dhe unë thjesht i numëroja një Palokë, dy Paloqe, tre Paloqe…”

Sa per akuzen e Palokes,jam kurioz te di se pse nuk permendi asnje emer nder ata horrat qe u perleshen,por vetem emrin e Rames....Apo se  Shullazi ne zgjedhjet e 2011'es ishte i punesuar nga PD per te terrorizuar deputetet e majte kur benin takime elektorale.Hapni pak arkivin.

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

Per sqarim une nuk jam TR. Eshte thjesht koincidence.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.