Paqartësitë e dy atentateve në kryeqytet. A ka përpjkekje për të fshehur lidhjen e dy ngjarjeve me Emiljano Shullazin?

Paqartësitë lidhur me dy ngjarjet kriminale që u regjistruan të hënën në mbrëmje në kryeqytet vazhdojnë edhe pas komunikatës zyrtare të policisë që ka dhënë versionin e saj rreth dy atentateve ku mbeti i vdekur Arianit Sterio dhe u plagosën tre të tjerë.
Teksa i referohet kronologjisë së raportuar në media, ku i pari renditej atentati në Rrugën e Kavajës dhe më pas sulmi me armë në Qafë Kashar ndaj Emiljano Shullazit, Lapsi.al hedh dyshime se versionet e paraqitura në media pak minuta pasi u mësuan dy ngjarjet mund të kenë qenë një tentativë për t’i raportuar ato si të veçuara dhe pa lidhje me njëra tjetrën si dhe për të mos përfshirë emrin e Emiljano Shullazit në të dyja ngjarjet.
Nga ana tjetër kronologjia e ngjarjeve sipas komunikatës zyrtare të policisë nis me atentatin ndaj Emiljano Shullazit në Qafën e Kasharit dhe vijon disa minuta më vonë me përleshjen me armë në Rrugën e Kavajës. Nisur nga ky version i policisë Emiljano Shullazi e kishtë të pamundur të ishtë në ngjarjen e dytë, pasi më parë ishte plagosur në një sulm me armë dhe ishte transportuar për në spital.
E paqartë mbetet edhe përfshirja e agjentit të policisë Roland Meta në vrasjen e ndodhur në rrugën e Kavajës si dhe arrestimi i tij për vrasje me pasojë vdekjen. Nga ana tjetër opozita ka akuzuar ministrin e Brendshëm për lidhje të ngushta me Emiljano Shullazin.
Lapsi. al ngre pyetjen nëse ka patur një tentativë për të manipuluar kronikën e ngjarjeve ku ka qenë i përfshirë Emiliano Shullazi?
l.m
Comments
O miq gazetare po ju a dini

O miq gazetare po ju a dini shqip, apo shqipen e keni gjuhe te dyte? Ju shkruani:

në rrugën e Kavajës si dhe arrestimi i tij për vrasje me pasojë vdekjen.

....po a ka ndonje vrasje qe nuk ka per pasoje vdekjen. Tobeestarkfurullah!

Arrestimi i tij eshte bere

Arrestimi i tij eshte bere per vrasje (pra ka goditur per vrasje, ka konsumuar aktin e qellimshem te vrasjes) qe ka pasur pasoje vdekjen (pra ka vdekur njeriu qe ky ka goditur per ta vrare). Eshte shqipe e shkurtuar.

Pra arrestim per vrasje mund

Pra arrestim per vrasje mund te kete edhe ne rastin kur dikush qellon per te vrare, por plumbi nuk e ze fare ate tjetrin? Ne kete rast do te shkruanim "...u arrestua per vrasjen e X-it qe shpetoi gjalle"? Come on....

Add new comment