Opozita paralajmëron protesta. Kreu i PD-së, Basha: “Po zhbëhet gjithçka u bë në dy dekada. Po asgjësohet shtresa e mesme”

Opozita ka nisur vitin 2015 me një mesazh të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka nënvizuar situatën e vështirë ekonomike. Sipas tij, politikat e qeverisë po çojnë në asgjësimin e arritjeve ekonomike të vendit dhe në elemenimin e shtresës së mesme. “Po zhbëhet gjithçka që u ngrit me sakrifica në dy dekada. Shtresa e mesme është sinonim i sipërmarrjes, investimit, rritjes ekonomike dhe punësimit. Shtresa e mesme është garanti i demokracisë, i lirisë dhe mirëqenies. Kjo shtresë duhet mbrojtur dhe konsoliduar me çdo kusht. Në vendet e oligarkëve të lindjes si dhe në regjimin Rama-Meta, ajo sulmohet me taksim të pandershëm dhe presion politik. Synohet eleminimi i saj, varësia totale e individit nga qeveria. Ky është një rrezik real. Duhet të reagojmë. Duhet të mbrojmë arritjet e shoqërisë dhe ekonominë kombëtare. Sot mund ta ndalim të keqen – nesër mund të jetë vonë…”, shkruan Basha në Facebook. Mund të lexohet qartë se viti 2015 pritet të shoqërohet me protesta, duke paralajmëruar se zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë të ndezura.
s.z
Comments
E po ky nuk është në regull
<p>E po ky nuk është në regull duhet të vejë tek hoxha ta yshti</p>
Add new comment