86 për qind e serbëve nuk pranojnë ta njohin Kosovën edhe pse kjo do t’u kushtonte anëtarësimin në BE

Postuar në 03 Janar, 2015 03:06

Serbët vazhdojnë të mos e kuptojnë realitetin e krijuar prej vitesh në Kosovë. Gazeta “Tribuna” shkruan se në një anketim të bërë në Serbi, del që 86 për qind e serbëve janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Anketa është bërë nga agjencia “Faktor Plus” e porositur nga gazeta “Politika”. Sipas “Tribunës” del se nga kjo përqindje, serbët do të ishin kundër njohjes së Kosovës, edhe nëse kjo do t’u kushtonte me anëtarësim në Bashkim Evropian. Në pyetjen se a do të pranonit që Serbia ta njohë Kosovën si kusht për anëtarësim në BE, 86 për qind janë përgjigjur me jo, 9 për qind pajtohen dhe 5 nuk janë të sigurt, transmeton “lajmi.net”. Ndërsa, sipas kësaj ankete serbët besojnë se mandati i qeverisë së udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç do të jetë i plotë, 4 vjet.

 

l.v

 

http://gazetatribuna.com/86-per-qind-e-serbeve-nuk-pranojne-ta-njohin-kosoven/

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Populli serb, populli me i mencur i Ballkanit, me fal i Europes...</p>

Submitted by Xhuxhmaxhuxhi (not verified) on

<p>Pikerisht se ato nuk duan njohjen e Kosoves, ushtruan genocid kunder nesh. Dhe ne deklaruamveten te pavarur. Zoti, Amerika, dhe Europa jane me shqiptaret! A jemi ne me veten?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.