Rinisin punimet për ndërtimin e pallatit te Liqeni Artificial. Nuk reagon askush...as papagajtë

Postuar në 26 Dhjetor, 2014 08:55

“Zoti Basha merret me fjalë të pista dhe bën si papagall i PD-së, por nuk merret me qytetin e Tiranës”. Për atë që nuk e kujton këto fjalë janë të Ervin Bushatit, aktualisht deputet i PS-së, i cili para disa muajsh reagonte thuajse përditë për veprimet me pasoja të rënda të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. “Shqetësmi” i socialistëve lidhej konkretisht me ndërtimin e një pallati 20 katësh në zonën e Liqenit Artificial. Madje qeveria miratoi në fund të verës edhe një vendim që ndalonte ndërtimet në zona me rëndësi, si Kurora e Tiranës, apo bregdeti. Dje në mbrëmje, gazeta “Tema” njoftoi se ndërtimi i pallatit ka nisur sërish. Madje sot ka ofruar edhe pamje të reja(http://www.gazetatema.net/web/2014/12/26/video-punimet-per-p...). Dhe askush nuk reagon. As deputeti i shqetësuar Bushati, as ndonjë tjetër që shfaqet shumë i preoukupuar për kangjella, interierë, apo histori urbanistike. Nuk ka asnjë reagim edhe nga ndonjë tjetër që protestonte edhe për pemët të prera. Nuk ka reaguar as kryeministri që e zhbën kështu vendimin që e mori, edhe atë në kushte ambiguiteti ligjor. Nuk kanë reaguar pra, as politikanët dhe as papagajtë sa për të huazuar thënien e z. Bushati. Përgjigja nuk është e vështirë të kutohet se përse. Konsensusi i vërtetë ky është në fund të fundit dhe një shembull sesa mirë funksionon ky lloj kapitalizmi që ka dy partitë asetet më të mira është edhe zhvendosja e tregut të ish-uzinës “Dinamo”.
s.z

Comments

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

<p>FUND I BOJKOTIT</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.