Mark Marku për Ora News: Basha rrezikoi të çojë në krizë vetë partinë, jo maxhorancën

I ftuar sot në mëngjes në studion e “Ditë e Re” të Ora News, përballë gazetarit Enkel Demi, ish-deputeti i PD-së Mark Marku tha për bojkotin nga ana e opozitës se: “PD rrezikoi që në vend që të çojë në krizë sistemin, të çojë në krizë vetë partinë. Kriza e vërtetë do të ishte nëse opozita do të digjte mandatet. Ky ishte dhe shqetësimi i ndërkombëtarëve që angazhuan dy deputetë të PE-së për të ndërhyrë në zgjidhjen e saj dhe hartimin e rezolutës”. Ish-deputeti demokrat, pedagog i komunikimit, Mark Marku e mbështeti qëndrimin e tij duke pohuar në emisionin “Ditë e Re” se: “Politikisht është luajtur shumë keq, sepse një pjesë e deputetëve që nuk pranojnë më që të funksionojnë siç ka funksionuar PD në këto 20 vitet e fundit, mund të mos i bindeshin urdhrit të partisë për të djegur mandatet kot pa asnjë argumentim dhe mund të hynin në Parlament dhe kështu mund të përçahej PD”. Sa i takon pyetjes nga ana e moderatorit, Enkel Demi se a ishte kjo një fitore për Bashën, Marku iu përgjigj: “Çfarë fitore e Bashës?! Fitore që hyri në parlament?! Ai ishte. Është sikur njeriu të dalë nga shtëpia, të hyjë në shtëpi dhe më pas të thotë fitova shtëpinë. Nuk ka pasur arsye të dalë dhe ishte një marrëveshje për të krijuar mundësinë në mënyrë që të hynte në mënyrë dinjitoze. Por bojkoti në vetvete nuk ka qenë ngjarje e madhe politike. Nuk kushtëzoi maxhorancën, nuk rriti ndjeshmërinë e publikut ndaj një X çështjeje të caktuar”.
l.v
Comments
Nuk di si do bajnë pa ty
<p>Nuk di si do bajnë pa ty PD-ja. Ti je i pa zëvëndësueshëm. Vazhdo kështu dhe ndoshta Rama do të afrojë në PS. Me pak fat e pislleqe mund të bëhesh edhe deputet i PS.</p>
Add new comment