PLL përkujton “Triumfin e Legalitetit” edhe me disa akuza për Fan Nolin që ka thënë: “Parlamenti, një dhomë ku politikanë të pazemër mblidhen për të përdorur si kavie sojin e tyre”

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 15:32

Partia Lëvizja e Legalitetit ka përkujtuar sot 90-vjetorin e rikthimit në pushtet të Ahmed Zogut më 24 dhjetor të vitit 1924. E njohur si “Triumfi i Legalitetit”, ngjarja në fjalë është analizuar në shumicën e rasteve si një aksion politik, reaksionar deri disa kohë më parë, kundrejt atij që u quajt Revolucioni Demokratiko-borgjez. Në aktivitetin e zhvilluar kanë folur studiues dhe historianë, si Beqir Meta dhe ka qenë i pranishëm edhe Leka Zogu, kryetarët e partive të Ballit, Alimadhi dhe Roshi. Po sjellim atë që ka thënë kreu i PLL-së, Sulejman Gjana për revolucionin e Nolit dhe Nolin vetë, duke iu referuar fjalës së peshkopit në Lidhjen e Kombeve: “Më mirë të bëjmë luftë, sesa biseda të lodhshme si kjo për paqe”, apo, “A e dini se çfarë është një parlament? S’ka dyshim se e dini. Por çështja do të jetë më e qartë kur t’ju tregoj unë se çmendoj për këtë. Një parlament, – shtoi ai, është një dhomë ku politikanë të pazemër mblidhen për të përdorur si kavie sojin e tyre, një dhomë plot gaz helmues, gaz mbytës, gaz lotsjellës...”. Dhe sipas Gjanës, ishin këto deklarata që “i bënë Fuqitë e Mëdha të asaj kohe të kuptojnë rrezikun e qeverisë së Fan Nolit dhe nxitën rikthimin e qeverisë legjitime të para grushtit të shtetit”. Kjo e fundit do argumentuar më mirë me kundërtezën se ishin kryesisht jugosllavët, pas firmosjes së një marrëveshjeje dypalëshe, ata që mbështetën rikthimin e Ahmed Zogut, edhe pse ky u ktheu krahët shumë shpejt.
s.z

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Sa te holle keta kukuvriqet e serboviqeve te Ceno Bej Kryeziut! &nbsp;Konfuci dhe Ku Qiang Fengu kane pasur gjithmone idene se, Mortja nuk e ha mutin!</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Kot per kuriozitet, po Mao Ce Duni dhe shoku Enver a kane thene ndonje gje te mencur lidhur me mutin qe nuk i afrohet Mortjes?</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Fjala e Nolit ne Lidhjen e Kombeve ishte nje alegori e vertete. Te pranishmit atje u mahniten nga gojaria dhe sarkazmat qe perdori Noli. Zogu yt o Sulejman, ishte afersisht nje lloj tjeter saliberishe i &nbsp;asaj kohe. Ne rast se Fan Noli beri nje grusht shteti, Zogu e mori pushtetin me dredhi. Siç edhe u vetshpall mbret. Shqiperia eshte dhe do mbetet republike. Ju te Legalitetit jeni vetem disa relike te historise. Ne te gjitha drejtimet. Ti vete Sulejman perfaqeson te shkuaren dhe obskurantizmin. Nuk do kthehemi me kurre ne kohen e sulltaneve dhe islamizmit fondamentalist. Shqiperia ka ecur perpara, por ti ke mbetur prapa Sulejman.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.