U tha se ikën nga puna ai që nuk paguan dritat. 2.3 mln euro ka borxh Bashkia e Tiranës. Dhe fillon që nga viti 2007

Postuar në 23 Dhjetor, 2014 18:29

Energjia është çështje sa kohë është hall dhe barrë për qeverinë. Dhe për ta zgjidhur këtë hall, qeveria, kryeministri në vetë të parë, nuk ka nguruar të bëjë moral, të urdhërojë aksione dhe së fundmi, që është edhe më e papranueshme, të heqë njerëz nga puna, vetëm pse nuk kanë paguar detyrimet për energjinë elektrike. Mirëpo kryeministri i vendit, që është Edi Rama, ka krijuar personalisht, pra si drejtues, një praktikë prej borxhliu ndaj OSHEE-së që kur ishte në majat e suksesit politik, apo edhe të modës politike, si kryetar bashkie në vitin e aleancës me LSI-në, pra në vitin 2007. Dhe nuk bëhet fjalë për 12 mijë lekë, as për shifrën që kishin të papaguar 131 policët e burgjeve, por bëhet fjalë për 2. 3 milionë euro. Kjo shifër ka dalë nga sepetet e “informacionit të klasifikuar”, ose “të harruar”, gjatë diskutimit dje të projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës. Kusht për miratimin e tij ka qenë pagesa e faturës në fjalë dhe nënkryetari Enno Bozdo ka shpjeguar sesi na qëndroka kjo punë. “Borxhi ka filluar që në vitin 2007, por borxhi është borxh dhe për këtë qëllim kemi parashikuar në buxhet një shumë prej 300 milonë lekësh, ose 3 milionë dollarë që janë të mjaftueshme që Bashkia të shlyejë detyrimet e veta...”, tha Bozdo(http://www.oranews.tv/vendi/keshilli-ok-buxhetit-te-tiranes-...). Hiç fare, po nja 1. 5 mln euro i bien për periudhën 2007-2011 kur ka qenë kryetar zotëria që sot është kryeministër. Dhe sot që është në krye të qeverisë, vendos pikërisht këtë kusht. Kjo po që është politikë e morlashme: “Ne kemi detyrën, ju keni pushtetin”, ka qejf të miklojë veten kryeministri socialist...Po çfarë ndodh në Shqipëri kur nuk paguan dritat dhe kur je punonjës i administratës? Ose shërbëtor i popullit siç thuhej qëmoti? T’u japim hakën arkivistëve, se janë megjithë mend heronj të heshtur të së vërtetës.
s.z

Comments

Submitted by refree (not verified) on

<p>Edi Rama po paguan miliarda borxh qe ka lene PD-ja dhe po keshtu PD-ja duhet tepaguante borxhet qe la Edi. Eshte kaq e thjeshte, por mendja nuk ju a kap.</p>

Submitted by i (not verified) on

<p>mbase sta kap ty mendja, sepse edi raman nuk po paguanxet qe ka lene edi si borxhet qe ka lene sala paguhen nga ne dh bor asnjegje, por po i paguajme ne. dhe sie nuk mban pergjegjesi as edi as sala per borxhet qe jane krijuar nga keq menaxhimi, se sic duket nuk jane kundershatr</p>

Submitted by refree (not verified) on

<p>jam dakord ne kete pike: ne paguajme gjithmone si me Edin edhe me Salen. Ceshtja eshte : sa paguajme pra me shume apo me pak dhe kush paguan, vetem disa apo te gjithe.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Si eshte ajo fjala: &quot;Beni si them une, po mos beni si bej une&quot;....ose si ajo qe thoshte nona e Belulit te vogel, kur Beluli dhitesh ne breke dhe ata qe ishin aty shtremberonin fytyren nga era e keqe, &quot;Ua dhe juve, muti i Belulit nuk mban ere&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.