Gazetaria online duhet mbrojtur prej lexuesve rrugaçë

Postuar në 21 Dhjetor, 2014 05:21
Mustafa Nano

U bë kohë, tanimë, që nuk më shkon mendja t’u hedh ndonjë sy komenteve të lexuesve në fund të shkrimeve të mia të publikuara në website të ndryshme. Kërshërinë e kam ende, ngaqë do të doja të dija se ç’mendojnë të tjerët lidhur me qëndrimet e opinionet që unë kam, por ideja se të shumtat e këtyre komenteve (rëndom të shkruara nga pak vetë, të cilët shfaqen me emra të ndryshëm) janë fyerje, shpifje e shfryrje gjithfarësoji të natyrës vulgare, ma largon këtë dëshirë. Do të ishte një ushtrim i kotë mazokist t’i lexoje ato komente. Unë ia kam lejuar vetes një periudhë mazokizmi kësodore, por nuk m’u desh shumë kohë që të lodhesha nga kjo gjë. E kështu, çfarë shkruhet për mua, e injoroj. Madje, edhe kur më telefonon dikush për të më informuar “dashamirësisht” se çfarë është thënë mbi mua në një website të caktuar, nuk e lejoj ta bëjë këtë. Dhe nuk është se pres të marr vesh nëse janë komente pozitive apo negative. Jo, ia pres hovin qysh në fillim me fjalët: “Jo, faleminderit, komentet e lexuesve online janë gjëja e fundit që më intereson”. E di që nuk është e drejtë, pasi mes lexuesve ka dhe njerëz që bëjnë komente normale, nga të cilat kam se ç’të mësoj, por turbullimi që më provokojnë internautët rrugaçë është më i madh sesa kënaqësia që më japin komentet normale.

E çështja nuk është, kjo merret vesh, veç te një turbullim imi, apo i autorëve në përgjithësi. Çështja është që këto website kanë marrë formën e “mureve të haleve publike” – këtë krahasim e bënte italiani Beppe Severgnini në një artikull të publikuar dje në “Corriere della Sera” – brenda të cilave njerëzit, o për shkak të censurës, o për shkak të një morali të caktuar publik, o për shkak të një qasjeje të fëlligshtë të vetë këtyre, ndiheshin më të lirë për të shprehur ca mesazhe që nuk mund t’i shprehnin dot në publik. Ato mure halesh – po mbetem pak te kjo gjetje e Severgnini-t – kanë qenë një ngushëllim i përkryer e një terapi e shkëlqyer për ata që kanë pasur nevojë t’u japin një zë apo t’u hapin një portë daljeje lapërdhive të tyre të të gjitha llojeve. Vendin e atyre haleve e kanë zënë sot website-t, ku lexuesit e kanë mundësinë për t’u shfryrë si t’u vijë për mbarë, e në këtë mes qari është mbi të gjitha i atyre që, për një rrethanë, për një formim, a për një disponim të tyrin të lindur, kanë shumë zemërim me botën. Dhe nuk ka dyshim se kjo shfryrje u bën mirë. U bëhet gjak e dhjamë.

Mirëpo, ky “gjak e dhjamë” i tyre ka një kosto të madhe. Është një kosto që theksohet edhe prej motivimit të komentuesve perversë që, për arsye nga më të ndryshmet, e tejkalon disa fish motivimin e palës tjetër që, ashtu si puna ime, i kanë dhënë dum punës “të rrinë të tërhequr në shenjtërinë e tyre” e të mos i japin peshë kësaj dukurie. Mirëpo, është një dukuri që meriton vëmendje. Ne që bëjmë gazetari online nuk kemi në dorë që t’i bëjmë këta njerëz t’u rikthehen mureve të haleve ngaqë, edhe nëse u mbyllim dyert e website-ve tona, ata do të gjejnë llagëme të tjera në botën e web-it, ku mund të zbrazen. Por ne duhet të mbrojmë gazetat tona online prej të gjitha përpjekjeve që bëhen për t’na i ndotur. Komentet e ndyra, që nuk synojnë të merren me thelbin e çështjeve të shtruara në shkrimin e një autori të caktuar, duhen censuruar. Ok, ne i jemi gëzuar shpikjes së web-it edhe ngaqë për shkak të tij kanë marrë zë njerëz që më parë nuk kanë pasur zë; kjo ka rritur, dhe e ka bërë më të njëmendtë, pjesëmarrjen në demokraci, gjë që nuk është një arritje e vogël, sidomos kur mbajmë parasysh ndonjë përthyerje që kjo shpikje ka pasur në jetën reale politike, e jo vetëm politike, në vende të ndryshme. Por censurimi i komenteve të ndyra nuk e komprometon këtë arritje. Vështirë të besosh se, me këtë censurim, i bëhet ndonjë atentat demokracisë, apo të drejtave të njeriut, apo nevojës për transparencë të qeverisjes, apo kërkesës për llogaridhënie që ekziston ndaj atyre që kanë në dorë vendimmarrjen, apo vetë gazetarisë serioze e kështu me radhë. Jo, këto komente nuk kanë lidhje me këto kokëçarje të fundit.

Problemi me këta njerëz nuk qëndron vetëm te palavitë që u prodhon truri, por edhe te fakti që në mesazhet e tyre nuk bartin asnjë ide e nuk lënë të nënkuptohet asnjë dëshirë e tyrja për të marrë pjesë në një diskutim serioz e publik. Nëse do të kishin ide për të shprehur e nëse do të kishin dëshirë e aftësi, për të marrë pjesë në diskutime publike, do të bënin shkrime vetë e nuk do të mjaftoheshin me komente-pusi në fund të shkrimeve të të tjerëve. E më në fund, problemi me këta njerëz qëndron edhe te fakti tjetër (që mua më duket me shumë rëndësi) që ata, në ndryshim nga ne që nxjerrim fytyrën në shesh, fshihen pas emrave të rremë. Siç shihet, “gara” mes tyre e autorëve publikë është jo vetëm një garë e kotë dhe e padrejtë, por edhe e pabarabartë. Si mund të hahesh me një njeri të pafytyrë? (“i pafytyrë” në këtë rast duhet marrë edhe në kuptimin literal, d.m.th. i maskuar, edhe në kuptimin metaforik, d.m.th. i paturpshëm).

Është e mundur të biem dakord të gjithë me censurimin e këtyre komenteve? Apo s’është e thënë që të biem dakord që të gjithë? Në fakt, ekzistojnë disa website shqiptare që bëjnë censurimin e komenteve të ndyra, por në rrethana të tilla ekziston mundimi i zgjedhjes mes audiencës së madhe nga njëra anë e standardit etik nga ana tjetër. Audienca e madhe e një website që, sipas shumë gjasash, vjen edhe prej lirisë që kanë lexuesit për t’u shprehur pa kufizime në atë website (audienca nuk shpjegohet veç me këtë, sidoqoftë), shoqërohet me përfitime të natyrës financiare (në formë reklamash), ndërsa respektimi i një standardi etik shoqërohet me kënaqësi e mirënjohje të natyrës jo materiale. Kuptohet, nuk është e lehtë ta zgjedhësh këtë të dytën. Por një gjë duhet bërë, megjithatë. Lexuesit gojëndyrë duhen mbajtur larg prej gazetave online. Në mos, ka për të ardhur një ditë që gazetaria online do të jetë e tëra në funksion të tyre.
"Shqip"

Comments

Submitted by Leonard (not verified) on

Më se e drejtë zoti Nano prandaj është e domozdoshme çensura që plehrat të hidhen aty ku e kanë vëndin

Submitted by ALpini (not verified) on

Zoti Nano.

cmund te presesh nga lexuesit kur fjalori i kryeminstrit eshte tej mase banal dhe ordiner,kjo eshte pika e pare e planit

Submitted by i (not verified) on

po ik o muci, leji njerezit te komentijne si te dua e cfare te duan. ste pelqejne rrugacet e internetit?? mos shkruaj me atere

Submitted by Pyka (not verified) on

Z. Nano, jam plotësisht dakord se duhet te ekzistojë moderimi në gazetarinë online. Një ndër dëmet e mëdha që i kryhet diskursit publik nga lejimi i komenteve pa moderim, është se gjuha e rëndë e largon lexuesin që me njëmend dëshiron të komentojë mbi thelbin e artikullit. Kësisoj hapësira online, që duhej të ishte përndryshe një rrafsh ku mund ti jepej zë të gjithë atyre që përndryshe nuk e kanë mundësinë të komentojnë tjetërkund mbi çështje me rëndësi mbarëshoqërore, përmbyset duke e shkurajuar pjesëmarrjen qytetare në një debat frytëdhënës.

Submitted by Todri (not verified) on

O Pyka, kam pershtypjen se ne mos qofsh vete Nano, je ndonje i aferm i tij, sepse nuk ben vaki qe nje komentues te shkruaje dhe pa gabime drejshkrimore dhe me te gjitha germat ë, qe meqe ra fjala une u merova per ta gjetur. Muci i ka hipur ketij kali, le ta ngase. Po te doje le ti anashkaloje keta lexues, per te cilet nuk eshte se kam ndonje debulese, por gjithsesi kane te drejten e tyre. Nuk vjen e keqja nga kjo, le ta kishim kete luks ne.

Submitted by Petro Luarasi (not verified) on

Mirë do të ishte që komentuesit të kishin kurajon të shkruanin me identitet të plotë. Do të ishin më të përgjegjshëm, por edhe më të rezervuar. Gjithsesi mendoj se përkundër censures, është një arritje e demokracisë dhe publikimit të fjalës së lirë. Njeriu mund te mos jete publicist i talentuar, por shpreh drejtesi. Personalisht përfitoj nga rasti që ta përdor këtë mundësi për të publikuar opinionin tim, ndoshta për herë të fundit, pa pranga censure.

Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun

(Mbi Çmimin “At Zef Pllumi”, 2014)

Dihet e stërnjihet  tarafi e hatëri në vlerësime, shpërblime, ofiqe e dekorata, me standarte  të shumëfishta dhe shkapërdredhje meritokracie, sikurse e ka shprehur me ndonjë  fjalë  tjetër, popullorce, mendjendrituri Dritëro,   përcudnimin e vlerave. Ende pa nisur viti bitis reklamimi dhe shpërblimi për filanfistekun e  preferuar. Na e ndyen corbaxhinjtë  edhe këtë vit jubilar të krenarisë së ligjshme atdhetare të fitores mbi pushtuesit nazifashistë,  të përkujtimit me dinjitet të dëshmorëve,  të trajtimit me përgjegjshmëri të vlerave historike dhe luftëtarëve trima atdhedashës. U përmbysën edhe kriteret e vlerësimit të cmimeve letraro-kulturore. U zgerlaqen njerezit, parimet e vlerat, u corren faqe e u shkulen floke,  ustallaret ia gjeten mendjen   edhe sherrxhinjve: ‘’Rreth kazanit te dollarit, shkrihet shpirti i atdhetarit, kur i bie luga qarrit, per ta mbushur barkun plot’’

Me rastin e 70-vjetorit të çlirim/pushtimit  u ofroj ‘’pashallarëve komunistokolaboracionistodemokratë të harremit titull-kolltuk-para-lavdimani’’, pa dallim feje, krahine e ideje,    perlën migjeniane ‘’ Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun’’ me  indulgjencë  “Rrno vetëm për me tregue“:

Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun

Një alternativë me dy ftyra, siç janë të gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshi, rri njeriu përpara alternativës; dy ftyra – mbrapa nji ftyre asht Sokrati i vuejtun me rropatmet e veta e mbrapa së dytës ashte derri i kënaqun me trup të rrumbullakët të vetin. Te Sokrati nuk ke çka shef: dy sytë të tretun në rrashtë, disa shkarravina të palexueshme dhe një trup me do gjymtyrë të zhgatrrueme e pa asnjë vijë harmonike; e te derri ke çka shef: at frotë të kombinuese mbas rregullave strikt estetike, – e sidomos që të kënaqë synin – aj trup i majun e i shndoshë e me andje zhigatuni, dhe në fund ai bisht i përculluem në flakën e bukurisë hyjnore. Rri njeriu përpara kësaj alternative tue u krue gjithnji mbas veshi, ku e ha dyshimi – se nuk di se ç’ftyrë të zgjedhi…. Ç’bani njeriu me alternativën? – (Ha fort’ e qerrata duel njeriu). Sokrati kursesi nuk iu pëlqente, – por as derr nuk munb t’u bate që ta merrte ftyrën e tij. Derr! Vërtet se asht i lakmueshëm derri, por, sadokudo, do të ruhet dinjiteti njerzuer përpara botës – edhe se mikroskopike në pikëpamje të tolerancës morale. Atëhere, në këtë pezullim të njeriut, u zgjua në të ajo gja që nuk asht prej kësaj bote, ajo gjasend q’i thonë pjesa qiellore, hyjnore, perendore e kuj dij ma ... u zgjue – edhe njeriu u ba batakçi. Ndroi ftyrat: ftyrën e derrit ja vu Sokratit, e ftyrën e Sokratit ja vu derrit e në këtë të mbramin u mushniue vetë. Muer ftyrën e Sokratit të vuejtun – por vetëm ftyrën – e pjesën e mbrame ja muer krejt derrit. De iure u ba Sokrat, e de facto ishte derr. Mbet Sokrati i vuejtun me ftyrën e derrit – dhe mbet të vuejë edhe mbas vdekjes së vet. (Edhe këtu asht tragjedia e Sokratistëvet dhe nji arësye se njeriu zgjodhi të bahet derr). E njeriut – pos në skenë – nuk ja kënde tragjedinë. Thashë se de iure u ba njeriu Sokrat, por de facto ishte derr. Krijesat nuk mund ta njofin se asht derr dhe e nderojnë si një Sokrat. Por ka i herë njeriu nuk mund të mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siç asht. Kështu njeriu kalon nëpër shekuj. Në vend që të naltsohet ndër sfera të kullueta e të shklasi prej hyllit në hyll me hapa përparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dëbon të fyem, tuj ja vu maskën e derrit.Q’ashtu njeriu ja luejti lojën. Kujt? Vehtes, vehtes! – bërtet morali prej mërgimit.Ç’bani njeriu me alternativën? – (Ha fort’ e qerrata duel njeriu). Sokrati kursesi nuk iu pëlqente, – por as derr nuk munb t’u bate që ta merrte ftyrën e tij. Derr! Vërtet se asht i lakmueshëm derri, por, sadokudo, do të ruhet dinjiteti njerzuer përpara botës – edhe se mikroskopike në pikëpamje të tolerancës morale. Atëhere, në këtë pezullim të njeriut, u zgjua në të ajo gja që nuk asht prej kësaj bote, ajo gjasend q’i thonë pjesa qiellore, hyjnore, perendore e kuj dij ma ... u zgjue – edhe njeriu u ba batakçi. Ndroi ftyrat: ftyrën e derrit ja vu Sokratit, e ftyrën e Sokratit ja vu derrit e në këtë të mbramin u mushniue vetë. Muer ftyrën e Sokratit të vuejtun – por vetëm ftyrën – e pjesën e mbrame ja muer krejt derrit. De iure u ba Sokrat, e de facto ishte derr. Mbet Sokrati i vuejtun me ftyrën e derrit – dhe mbet të vuejë edhe mbas vdekjes së vet. (Edhe këtu asht tragjedia e Sokratistëvet dhe nji arësye se njeriu zgjodhi të bahet derr). E njeriut – pos në skenë – nuk ja kënde tragjedinë. Thashë se de iure u ba njeriu Sokrat, por de facto ishte derr. Krijesat nuk mund ta njofin se asht derr dhe e nderojnë si një Sokrat. Por ka i herë njeriu nuk mund të mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siç asht.Kështu njeriu kalon nëpër shekuj. Në vend që të naltsohet ndër sfera të kullueta e të shklasi prej hyllit në hyll me hapa përparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dëbon të fyem, tuj ja vu maskën e derrit.Q’ashtu njeriu ja luejti lojën. Kujt? Vehtes, vehtes! – bërtet morali prej mërgimit.

“Rrno vetëm për me tregue“:

‘’29 nandori gdhini ditë e zymtë dhe e ftohtë...Për hir të së vërtetës, duhet dishmue se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjesë n’atë manifestim, përveç ndonji personi të rrallë, që njihej si prokomunist, ndërsa nji pjesë e madhe e popullsisë myslimane, veshë në tesha festet, jepte dukjen e nji pritje të gëzueshme. Ushtrija partizane e veshun me gjithnduer uniformash të hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Çka bante ma shumë përshtypje ishin partizanet.

Çfarë nanash mund ishin ato femna me pushkë në krah?  (!!!!!!!!!)

Ndër kazerma nuk kishin çka me ba, mbasi nuk kishin as rroba fjetje, as ushqime, prandej i shpërndanë nëpër familje: dikund 3, dikund 6-7. Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazitë. Por nuk ishin rob Zotit: këqyrshin me tinzi nëpër shpija nëse mund gjejshin ndonji gjerman ose “reaksionar” të mshehun. E para punë që banë qe vumja në funksionim e burgjeve, të cilat u mbushën plot e përmajë me njerëz të pafajshëm. Nuk kishin bukë me u dhanë, prandej duhej t’ua çojshin familjet, përndryshe vdisshin. Ushqimet që u dërgojshin familjet ishin ma shumë për partizanët e unshëm, se për ata të mjerët e torturuem.’’

(http://www.fjalareview.com/2012/10/kisha-ne-kopsht-te-gethsemanit-at-zef...)

Për pasardhësit e ‘’pushtuesve’’ antifashistë   që tregojnë pendesë të thellë, zbulojnë prova dhe propagandojnë krimet e nënave dhe baballarëve, motrave dhe vëllezërve , apo paraardhësve të tyre ‘’tradhëtarë‘’, nga kohët e ‘’qyqeve’’mbretëreshës Teuta apo princeshë Mamica Kastriotit,  të luftës kundër ‘’miqve shekullorë‘’, jepen ‘’bekime e dhurata Zoti’’

(Media që e censuron këtë koment të shpallet fituese e cmimit ndërkombëtar ''Krenaria e Fjalës së Lirë Shqipe")

Submitted by Arben (not verified) on

Nje pyetje Mustafa, pse ne Gazeten tende Online "Respublica" i lejon Komentet kur nuk te pelqejne dhe i Injoron ?

Submitted by Gjin (not verified) on

Ja ku erdhi dhe dita qe prisnim per gati 24 vjet, erdhi dhe koha e Komunizmitku vetem lavderimet pranohen

asnje kritike nuk lejohet. Shoku Enver e ndaloji dhe kritiken letrare.

Se cfare pune mund ti prishin Mucit disa lexus qe kritikojne apo ne ndonje rast perdorin dhe ndonje fjale ofenduse kete vetem Muci mund ti pergjigjet.

Por kur Muci vet kaperdiset cdo nate neper ekrane dhe me nje fjalor rruge cfare duhet te bejme ne.

Ik ore Muc Electricisti se nuk eshte Gazetaria per ty, se une e kuptoji se ku e ke hallin,

Muc je prekur se kan filluar te hapen dosjet dhe para disa ditesh doli dhe nje pjese e dosjes tende kjo te shqeteson,

Megjithate mos u shqeteso se ke dhe shume shoke Gazetare me vete.

Submitted by Gjin (not verified) on

po perse nuk i publikoni shkrimet tona.

Fuck you.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Nje pjese e vete gazetarise, jo vetem on-line eshte vete rrugaçe. Rrugaç nuk te bejne thjesht fjalet e ndyra, rrugaç te bejne qendrimet skandaloze ne favor te korrupsionit dhe banditizmit politik, qe ne Shqiperi lulezon e prosperon si ne asnje vend tjeter, te pakten te Europes.

Submitted by Pema (not verified) on

Nano ka te drejte per komentuesit, shumica jane injorante qe sapo kane mesuar te perdorin kompjuterin. Por problem me te madh perbejn gazetaret te cilet kane te njejtin nivel me komentuesit te cileve i referohet Nano.
Gazetaria online duhet te mbrohet ne rradhe te pare nga gazetaret injorante, me pas te zgjidhim problemin e komentuesve. Shumica e gazetareve (perfshire dhe keto te respublica) duket sikur jane mare nga rruga, i eshte dhene nje laptop, dhe i eshte thene shkruani sa me shume artikuj te mundeni.
Nano ben mire ta filloi mbrojtjen e gazetarise online me "median" e tij, per te cilen eshte pergjegjes vete, me pas mund ti kerkoi llogari te tjereve.

Submitted by Anonimkastriot (not verified) on

Meqenese nuk botove komentin tim, megjithese une qellimisht kisha rishkruar ato fjale te pista qe ti i perdor shume shpesh dhe I ke si "buke me djathte" , atehere boto vetem rjeshtin e fundit:
" Beni si them une, por mos beni si bej une"!
Ki aq ndershmeri sa te botosh kete komentin tim qe eshte sipas porosise te partise.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Vendin e pare per vulgaritet e mbajne vete mediat!

Sa shpesh ne te shohim lajme te pafundme mbi te pasmet e Kim Kardashian, apo "zogat" e kengetareve, apo bemat seksuale te aktoreve te Hollivudit, etj, etj ?

Do kishte shijen e nje kufizimi lirie t'i mohosh te marrin pjese me vulgaritetin e tyre komentuesit qe jetojne ne nje kohe kur arti, media, TV, etj promovojne "vlera"  qartesisht vulgare.

Submitted by Çun Tirone Jo i... (not verified) on

Te te presesh nga nje arrogant qe te sillet si i edukuar eshte njesoj si te presesh nga nje makine pa kondisioner qe te ftohi si frigorifer ne Sahara :) Kjo eshte e pamundur.

Submitted by Paskal Stafa (not verified) on

Zoti Nano,

së pari duhet të fillonit ju vetë i pari të respektoni etikën në të shkruar: jo më larg se para ca ditësh q... promovimin e Fevziut; po të zgjatesha edhe ca do të mundja t'ju citoja shumë prej artikujve tuaj, ku përdorni një gjuhë, të cilës i shkon për shtat ajo për të cilën ju po ankoheni më sipër: gjuhë nevojtoresh publike. I thotë lepuri gomarit veshgjatë, i thonë kësaj...

Submitted by Bard Camaj (not verified) on

Ja nje koment elitar nga nje nga eksponentet e gazetarise, Sokol Balla, qe duan te na mesojne etiken e komunikimit, i bere ne Facebook para disa ditesh:

"Buçja e preferuar e Facebook-ut kot ben gam-gam, nuk e ftoj me ne Top Story. Tani tjeterkush eshte kryetar i PD". E ka fjalen per Sali Berishen elitari i siperpermendur.

Pse nuk ben nje shkrim ne lidhje me kete koment Z.Nano, ose me te tille te ngjashem qe i gjen gjithandej ne gazetarine shqiptare, meqe je kaq i preokupuar per etiken e komunikimit? Sepse me duket njeanshmeri skandaloze ti kushtosh kesaj teme 2-3 shkrime brenda nje viti, duke etiketuar lexuesit rrugaçe qe ju shajne e kritikojne, e nuk keni asgje per te thene me burimin e ketij irritimi e zemerimi qe shkaktoni nder lexues. Duhet te kuptoni qe rrugaçet e perverset me te demshem e problematike vegjetojne pikerisht ne kete profesionin tuaj te palavdishem(sepse ne te tille e keni shendrruar, ne profesion te palavdishem, duke genjyer e manipuluar), dhe eshte keqardhje e madhe qe nuk merrni mundimin te shkruani kunder tyre, dhe arsyet jane te mirekuptueshme: Keni frike se mos nuk iu ftojne ne Top Story. Kaq mjafton per te kuptuar sa "offsite" je me shkrimin e mesiperm, nese do..

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ti vete e ke te qarte standardin e jashtezakonshem te dyfishte qe perdor ti dhe "koleget" e tu gazetar, ja pse shume nga komentuesit te kritikojne per mosbotim komentet.

Te thashe, kur te na thuash ca ti bejme Bazes apo Thanos, perfshi dhe ty aty brenda, atehere na thuaj ca ti bejme komentuesve.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Nje gazete e djathte, qe mbahet nga me te medhate e hoqi captcha-n, pasi komentuesit e djathte nuk e zgjidhnin dot probemin sa bejne 7+8, me pas e kaloi 2+1, por edhe ketu pati veshtiresi. Tani qe e ka hequr, kane vershuar komentet nga te djathtet. Leri mor Mustafa njerezit te shfrejne dhe te shkruajne cfare te duan. Edhe po te shane, cfare ndodh? Asgje. Kush shan, shan veten! Ose me keq akoma, kush q. , q. veten!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.