“Ligji i ri, deputetët me dosje kriminale lënë menjëherë mandatin” shkruan gazeta "Panorama"

Hartimi i një ligji për dekriminalizimin e Parlamentit mbetet pika kryesore e marrëveshjes që po negociohet të arrihet mes maxhorancës dhe opozitës, me qëllim që kjo e fundit të ndërpresë bojkotin. Gazeta “Panorama” ka mësuar se aktualisht po diskutohet çështja e largimit nga Parlamenti të deputetëve që janë aktualisht, por edhe krijimi i garancive që kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen.
Mësohet se demokratët kanë propozuar që deputetët që janë sot në Parlament dhe që kanë të shkuar kriminale duhet të lënë menjëherë mandatin. Gazeta shkruan se kërkesa e PD-së është që ky komision të funksionojë fillimisht përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale, por edhe në zgjedhjet e përgjithshme.
http://www.panorama.com.al/2014/12/21/ligji-i-ri-deputetet-me-dosje-kriminale-te-lene-mandatin/
n.k
Comments
eshte thjeshte
<p>eshte thjeshte antikushtetuese qe tu heqesh mandatin deputeteve me ligj! wait and see!</p>
Cfare do te ndodh me Arben
<p>Cfare do te ndodh me Arben Ristani?</p>
Add new comment