Komenti i çuditshëm i Braçes për fitoren e Juventus, i quan grekët e Olimpiakos ekipin më të ndyrë të Europës

E ka komentuar me ngjyra nacionaliste deputeti Erjon Braçe fitoren e djeshme të Juventusit me Olimpiakosin e Pireut në Çhempions Ligë.
Braçe thotë se Juventus bëri thjesht detyren përballë grekëve, duke mundur ekipin me te ndyre te Evropes! Por ndonëse ka bërë këtë përcaktim për ekipin e njohur të vendit fqinj, Braçe nuk ka shpjeguar arsyet pse e ka etiketuar kështu klubin grek, në të cilin aktivizohet edhe shqiptari nga Struga, Pajtim Kasami.
Ky koment i deputetit socialist nuk ka kaluar pa reagime në faqen e tij në fejsbuk, ku disa komentues shprehin habinë për këtë term të përdorur nga Braçe. “Mllef i panevojshëm...Çudi, paska edhe ekipe te ndyra ne Europe..”, shkruan njëri prej ndjekësve të Braçes në fejsbuk.
Ja çfarë shkruhet në dy komente të tjera:
“Erjon mos bej komente provokuese se detyra qe ke nuk te lejon te flasesh ne te gjuhe per nje skuadre. behu pak me serjoz”
“Erion mos u shpreh sikur i perket ndo nje partie si agimi i arte ska lezet me kaq urrejte shpirti i njeriut”
Braçe e vazhdon edhe më tej analizën e tij sportive, duke kritikuar trajnerin e Juventiust me tone shumë më dashamirëse se komenti i mësipërm.
l.m
Comments
Perderisa disa te tjere kur
<p>Perderisa disa te tjere kur pijne dhe dehen , vrasin njerez, dhe Braces i lejohet te flase keshtu kur pi nje here ne tre vjet.</p>
Nuk keni cfare beni tani,
<p>Nuk keni cfare beni tani, komentoni mbi komentet e Braces ne Facebook?</p>
Ky sic duket ka qejf te madh
<p>Ky sic duket ka qejf te madh kur mban ne goje fjale te "ndyra"...</p>
Ekipi me i ndyre i Europes
<p>Ekipi me i ndyre i Europes eshte Rilindja.</p>
Add new comment