Komenti i çuditshëm i Braçes për fitoren e Juventus, i quan grekët e Olimpiakos ekipin më të ndyrë të Europës

Postuar në 05 Nëntor, 2014 09:25

E ka komentuar me ngjyra nacionaliste deputeti Erjon Braçe fitoren e djeshme  të Juventusit me Olimpiakosin e Pireut në Çhempions Ligë.

Braçe thotë se Juventus bëri thjesht detyren përballë grekëve, duke  mundur ekipin me te ndyre te Evropes! Por ndonëse ka bërë këtë përcaktim për ekipin e njohur të vendit fqinj, Braçe nuk ka shpjeguar arsyet pse e ka etiketuar kështu klubin grek, në të cilin aktivizohet edhe shqiptari nga Struga, Pajtim Kasami.

Ky koment i deputetit socialist nuk ka kaluar pa reagime në faqen e tij në fejsbuk, ku disa komentues shprehin habinë për këtë term të përdorur nga Braçe. “Mllef i panevojshëm...Çudi, paska edhe ekipe te ndyra ne Europe..”, shkruan njëri prej ndjekësve të Braçes në fejsbuk.

Ja çfarë shkruhet në dy komente të tjera:

“Erjon mos bej komente provokuese se detyra qe ke nuk te lejon te flasesh ne te gjuhe per nje skuadre. behu pak me serjoz”

“Erion mos u shpreh sikur i perket ndo nje partie si agimi i arte ska lezet me kaq urrejte shpirti i njeriut”

Braçe e vazhdon edhe më tej analizën e tij sportive, duke kritikuar trajnerin e Juventiust me tone shumë më dashamirëse se komenti i mësipërm.

 

l.m

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Perderisa disa te tjere kur pijne dhe dehen , vrasin njerez, dhe Braces i lejohet te flase keshtu kur pi nje here ne tre vjet.</p>

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

<p>Nuk keni cfare beni tani, komentoni mbi komentet e Braces ne Facebook?</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ky sic duket ka qejf te madh kur mban ne goje fjale te &quot;ndyra&quot;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.