Vazhdon folklorizmi me “heroizmin” në Beograd. Kombëtarja dhe Duka marrin titullin “Qytetar Nderi” nga bashkia e Vlorës dhe ajo e Kamzës

E para që dha shembullin për të nderuar përleshjen e djemve të kombëtares në Beograd ishte Bashkia e Tiranës që pak orë pas ndërprerjes së takimit Shqipëri-Serbi i akordoi ekipit tonë përfaqësues titullin “Mirënjohja e Qytetit”.
Kjo nuk është çudi në një vend ku dekoratat dhe titujt jepen pa qeder, aq më tepër kur bëhet fjalë për të shprehur patriotizmin e lartë që rreh në zemrat e përfaqësuesve të pushtetit qëndror apo atij lokal kur bëhet fjalë për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar.
Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Lulzim Basha e panë rrëmujën e Beogradit si një betejë patriotike, duke nxituar të veshin me lavdi mbrojtjen që lojtarët e kombëtares i bënë banderolës së vizatuar me portretet e Isnail Qemalit dhe Isa Boletinit.
Më shumë se folklorike po të mendosh që sherri për banderolën në stadiumin e Beogradit mund të ishte evituar nëse lojtarët tanë mund të ishin treguar më gjakftohtë dhe të kishin pritur vendimin e gjyqtarit të ndeshjes.
Por krenaria që ka kapur të madh e të vogël nuk la indifferent edhe bashkitë e Vlorës dhe Kamzës.
Me motivacionin për mbrojtjen e flamurit dhe simboleve kombëtare edhe këshilli bashkiak i Vlorës në një mbledhje jashtë radhe miratoi dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për ekipin kombëtar dhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Në motivacion shkruhet: “Për atë që bënë në fushën e blertë të Beogradit që u kthye në fushën e dinjitetit tonë kombëtar. Ata luftuan për mbrojtjen e simboleve tona kombëtare, luftuan si në një luftë të vërtetë, sepse lufta e vërtetë është lufta për mbrojtjen e flamurit dhe flamuri e ka shtëpinë në Vlorë dhe Vlora ka Ismail Qemalin, vlonjati që së bashku me Isa Boletinin fluturuan mbi Beograd dhe turpëruan Serbinë”
Edhe Bashkia e Kamzës e njohur për pagëzimin e shumë rrugëve të saj me emra të qyteteve të Europës, institucioneve Financiare Ndërkombëtare dhe kompanive apo personaliteteve të jetës demokratike vendosi dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për ekipin kombëtar të futbollit.
l.m
Comments
Duka qytetar nderi? O njerez

Duka qytetar nderi? O njerez te cmendur te vendit tim cfare beni keshtu?

Nese motivacioni eshte i

Nese motivacioni eshte i vertete ashtu sic citoni ju, kjo do te thote se paskemi ikur te gjithe per lesh. Si perfundim Shqiperia nuk behet me.

Mes tjerash thuhet tek

Mes tjerash thuhet tek motivacioni - fluturuan mbi Beograd dhe turpëruan Serbinë”??!

Tani na mbetet te turperojme Greqine ne Athine, Maqedonine ne Shkup dhe Malin e Zi ne Podgorice!!!

PO DUKA KA VITE QE KA

PO DUKA KA VITE QE KA TURPERUAR SHQIPERINE DUE, SHKATRRUAR FURBOLLIN SHQIPTAR I CILI NE EKIPEN KOMBTAR CON 2-3 LOJTAR NDER 23 QE JANE NE EKIP...VALL A DO TA 'NDEROJE" NDONJE SHTET KUFITAR DUKEN???

Ju popull qe komentoni me

Ju popull qe komentoni me gjithe kete mllef kunder dukes dhe platinise cfare kerkoni se nuk ju kuptoj,te gjitha mediat onlive bashke me ju plisat dhe ballistet tifoze dhe te semure meruni me ate qe bene futbollistat ne fushe dhe jo deklaratat qe bene pasi braktisen betejen sportive,si ju komentatore dhe Duka dhe Rama,Berisha jeni te gjithe ne nje THES per ngjarjen.Gjykoni me me objektivitet per vendimin e UEFA qe mori per ne.Futbollistet tane braktisen Sportin dhe DHUNA triumfoje.Lojtaret dezertuan,dhe per kete denohen.UEFA nuk mund te lejoje krijimin e nje precedenti te tille ne fushat e FUTBOLLIT ne bote.

Add new comment