Lojtarët tanë dhe lojtarët e botës

Në shkrimin me titull “Në Brazil, atje ku shteti i bën “gol” kombit” të Andrea Stefanit, komentuesi “Tani” ka lënë këtë koment që menduam ta nxjerrim më vete:
Zoti Stefani, nuk dua te ofendoj me cfare shkruan mesiper por, artikulli juaj nuk ka te beje fare me konceptet e perfaqesimit te shteteve.
Ne vitin 1998, vetem dy muaj pas boterorit te Frances u ndodha ne Londer me nje sherbim pune. Nje koleg francez filloi te mburret per triumfin e Frances ne ate boteror. Une si shqiptar (dhe ne ate kohe me mendime njesoj si te Tuat ne artikull) i them se ju nuk patet ndonje merite sepse perfaqesuesja juaj nuk ishte e tera me franceze. I vrejtur mu kthye se mos ndoshta po shfaqja ndonje shenje racizmi per lojtaret me ngjyre te Frances. Por shpetimi me erdhi menjehere nga Zinedine Zidane. Jo-i thashe nuk ka te beje me ngjyren por me origjinen se nga ato vijne. Dhe miku francez pati durimin te me flase te pakten nja dy ore per integrimin e racave te ndryshme ne France, dhe ne fund me beri edhe nje shembull te thjeshte.
Me thote: Une jam francez me grua nga Uellsi. Femija me lindi ne Londer, por vendosa te shkoj te jetoj ne Shqiperi kur femija im ishte vetem dy vjec. Shkoi ne cerdhe shqiptare, ne shkolle shqip me program mesimor shqiptar. Mesoi historine e Shqiperise, kulturen e Shqiperise, u aktivizua ne klasat sportive dhe ekipet e moshave te Shqiperise, gjuhe te rrjedhshme ka Shqipen, sepse une si francez kam nje anglishte qe ai nuk e kupton. Flet gjuhen e nenes anglisht, dhe shqip. Nuk flet asnje fjale frengjisht. Sigurisht ka mbiemrin tim francez.
Dhe pyetja e tij ishte e thjeshte: Te lutem me cilen perfaqsuese duhet te luaje djali im?
Sipas llogjikes se Stefanit ai duhet te luaje me Francen. Cfare e lidh ate me Francen?
Po sipas kesaj logjike i bie qe me Shqiperine nuk duhej te luanin minoritaret greke, gollobordasit, malazezet etj. Nuk jane pak futbolliste por do te permend vetem njerin, te madhin Lefter Millo. Kam edhe emra te tjere plot, por per arsye etike nuk po i permend sepse ndoshta ofendohen, sepse kane dhene shpirtin ne fushe.
Pra zgjedhja e pare per lojtaret qe kane lindur dhe rritur ne ate vend, duhet medoemos te perfaqesojne me dinjitet ate vend, sepse jane produkt i atij investimi qe ben shteti perkates.
Ne duhet te ivenstojme fort ne sport qe lojtaret te behen ketu dhe jo gjithmone ti gjejme gati pa patur asnje merite si vend.
Dhe ne fund, krenohem me lojtare si Shaqiri, Xhaka,Berhami e Januzaj. Do te ishte alogjike qe ato ti kthenin shpinen vendit qe i dha ate mundesi formimi profesional qe kane.
Comments
natyrisht qe komenti

natyrisht qe komenti internacionalist i zotit ''tani'' eshte ai i duhuri,ne nje faqe si kjo,ku fjala ''komb'' eshte si litari ne shtepine e te varurit.

po pirro dhimen,qe u rrit dhe u pregatit si sportist ne shqiperi ,por e ''kuptoi'' ne moshe madhore qe na qenqerka grek,cfare do ta konsideronte zoti internacionalist? po zotin dule gjithashtu,qe ka lindur,eshte formuar dhe arsimuar ne shqiperi?

Komentuesi qe mbron

Komentuesi qe mbron sportistet (ao cdo profesionist teter) qe ka nje identitet te ndryshem nga ai i prinderve apo i mbiemrit qe mban, ka shume te drejte. Tek e fundit njeriu ka te drejte te zgjedhe identitetin e tij dhe jo te mbaje si litar rreth qafes ate qe i qelloi ne lindje.

Aty ku une ndahem nga kjo logjike eshte hipokrizia patronizuese e ketyre "shqiptareve" qe na tregojne flamurin qe ka pikturuar ne kepuce apo na mesojne c'eshte dashuria per kombin... Nese e ndiejne veten Zvicerane shume mire - por Shaqiri mos na mallengjeje me me perralla shqiponjash.Lori Cana ne te njejtat kushte zgjodhi te mbroje flamurin publikisht. Apo si ai kalamani Belg qe tregonte enderrat e tija dhe te atit dhe per lidhjet me Kosoven dhe Shqiptaret.

Fundi i muhabetit: nese jane te huaje te na lene rehat. Nese jane shqiptare te na thone e te na e tregojne.

Sa gjykues qe jemi. T'i leme

Sa gjykues qe jemi. T'i leme o njerezit te bejne cfare u duket me e udhes.

Add new comment