Shënim: Këshilli Mbikëqyrës i BSH, qëndrimi i çuditshëm i Brahos: "Të dorëhiqen të mirët!"

Deklarata e deputetit të LSI-së Braho, që në fakt tingëlloi qëndrim zyrtar i vetë partisë mbi çështjen e Bankës Qëndrore, shkaktoi shumë reagime në komunitetin virtual sot. Në pamje të parë, duket sikur mazhoranca po zhvendoset drejt idesë së riformatimit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, por sërish kjo është e paqartë. Ajo çka ishte e çuditshme në qëndrimin e Brahos, nuk ishte deklarata ndaj Berishës, as konstatimi i tij se u cenua siguria kombëtare, as mendimi i tij se guvernatori Fullani mund ta japë dorëheqjen vetëm si vendim personal; por ishte veçimi prej i tre emrave “me integritet dhe moral qelibar” në Këshill, dhe thirrja që pikërisht ata (Meksi, Civici, Kule) të dorëhiqen në shenjë proteste! Dhe pastaj i bie të mbeten ata që Braho i quajti inaktivë, apo anemikë?
a.k
Comments
Njera dore lan tjetren. Kete
<p>Njera dore lan tjetren. Kete e di shume mire Ilir Meta!</p>
Add new comment