Linda Rama: “Zonjë e Parë është zonja Nishani”. Më tej flet për shtatzaninë, për të shoqin, për debatin e tij me Krastën, etj …

Postuar në 18 Korrik, 2014 15:17

Në një intervistë dhënë në studion e programit Jamais Vu përballë Mustafa Nanos, Linda Rama flet për shtatzaninë, për fëmijën e ardhshëm, për marrëdhëniet me të shoqin, me vjehrrën, për jetën që i ka ndryshuar pas 23 qershorit, ndonëse ajo pretendon se ka mbetur ajo që ka qenë, e për shumë argumenta të tjera. Intervista do të transmetohet sonte në Ora News, në orën 23.05.

Lidhur me debatin mbi përplasjen e kryeministrit me gazetarin Krasta, zonja Basha e minimizoi atë ngjarje. Madje, la të kuptohet se çdo gjë ka qenë në kuadrin e normalitetit. “Në atë tryezë… [u fol]… për një çështje parimore, e cila qëndronte në rolin e individëve të caktuar apo mediave të caktuara, veçanërisht dekadën e fundit”, u shpreh ajo. Pastaj ishte një ndërhyrje e Nanos: “Nëse në vendin tuaj, në karriken e të ftuarit, do të ishte Krasta dhe do t’i duhej të fliste për atë darkë, ju mendoni se do ta përshkruante bisedën me Ramën si një bisedë me një kryministër elegant?” Zonja Basha përgjigjet: “Unë nuk po flas për elegancë, por për Edin etik sepse nuk dua të them se ishte në cilësinë e Kryeministrit. Jam e bindur që edhe Adi këtë pjesën e thelbit të diskutimit do ta vinte në këtë lloj pozicioni. Çdo gazetar ka të drejtën të shprehë mendimin e tij, por nga ana tjetër duhet të jetë i hapur që të presë argumenta të cilët mund të mos përkojnë në atë mënyrën se si e shohin ata.”

E pyetur se çfarë mendimi ka për gruan e ish Kryeministrit, Liri Berishën, ajo mbeti në limitet e një konsiderate korrekte, por të thatë: “Nuk e njoh nga afër. Nuk ka qëlluar që ta takoj, kam vetëm aq perceptime sa mund të merren në distancë. Të jesh gruaja e një kryeministri, presidenti apo një njeriu që ka një pozicion të lartë politik, është një pozicion shumë i vështirë.”

E pyetur se kush është Zonja e Parë në republikën e Shqipërisë, ajo u përgjigj qartë: Zonja e parë, në bazë të ligjit, është zonja Nishani.

Konfirmoi se as ajo, as i shoqi nuk e dinë gjininë e fëmijës së tyre të ardhshëm, që do duhet të lindë gjatë gushtit. Ajo tha se është një vendim i tyre për të mos e ditur.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

deleted

Submitted by B.S (not verified) on

"Debati per ceshtje parimore" do t'i kishte shkuar me shume per shtat ditelindjes se Ilir Metes ne gjirin e Lalezit .    PARIMORET   e medias dhe politikes ishin aty bashke si nje trup i vetem , per ti treguar popullit se  tani, me shume se kurre , ishin te vendosur per mos prekur e leshuar ne parime. Ishin bere bashke e festonin:  1.  Gazetare te medias qe bene publike videon e "bllokut te Metes"  2.  Meta  i bllokut pikerisht ne nje nga produktet e "bllokut" , ne vilen miliona euroshe. 3. kryetari i Partise ne pushtet me debutetet e ministrat e tij ,  pikerisht ata qe ngriten turmat  ne protesten e  pergjakur te 21 Janarit  dhe zonjat e tyre ..Dhe festonin  e debatonin per PARIMET.

Submitted by kroi (not verified) on

po c'argumenta zeza leshoi Rama ate nate.. Ku ti gjente argumentat ? Shau e hungeriu i cartur me fyerje e ofendime e sy te shqyer.  Si nuk i vjen zor kesaj zonje qe flet per etike te burrit te saj e sidomos per "ceshtje parimore"   .   Dikur , dikush do te flase e do te shkruaje sepse ishin 20  te tjere  te pranishema aty. Nese keshtu  shtremeberimesh kane  edhe "te vertetat"  e  KURBANI -t, lum ne  per udheheqesit!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.