Linda Rama: “Zonjë e Parë është zonja Nishani”. Më tej flet për shtatzaninë, për të shoqin, për debatin e tij me Krastën, etj …

Në një intervistë dhënë në studion e programit Jamais Vu përballë Mustafa Nanos, Linda Rama flet për shtatzaninë, për fëmijën e ardhshëm, për marrëdhëniet me të shoqin, me vjehrrën, për jetën që i ka ndryshuar pas 23 qershorit, ndonëse ajo pretendon se ka mbetur ajo që ka qenë, e për shumë argumenta të tjera. Intervista do të transmetohet sonte në Ora News, në orën 23.05.
Lidhur me debatin mbi përplasjen e kryeministrit me gazetarin Krasta, zonja Basha e minimizoi atë ngjarje. Madje, la të kuptohet se çdo gjë ka qenë në kuadrin e normalitetit. “Në atë tryezë… [u fol]… për një çështje parimore, e cila qëndronte në rolin e individëve të caktuar apo mediave të caktuara, veçanërisht dekadën e fundit”, u shpreh ajo. Pastaj ishte një ndërhyrje e Nanos: “Nëse në vendin tuaj, në karriken e të ftuarit, do të ishte Krasta dhe do t’i duhej të fliste për atë darkë, ju mendoni se do ta përshkruante bisedën me Ramën si një bisedë me një kryministër elegant?” Zonja Basha përgjigjet: “Unë nuk po flas për elegancë, por për Edin etik sepse nuk dua të them se ishte në cilësinë e Kryeministrit. Jam e bindur që edhe Adi këtë pjesën e thelbit të diskutimit do ta vinte në këtë lloj pozicioni. Çdo gazetar ka të drejtën të shprehë mendimin e tij, por nga ana tjetër duhet të jetë i hapur që të presë argumenta të cilët mund të mos përkojnë në atë mënyrën se si e shohin ata.”
E pyetur se çfarë mendimi ka për gruan e ish Kryeministrit, Liri Berishën, ajo mbeti në limitet e një konsiderate korrekte, por të thatë: “Nuk e njoh nga afër. Nuk ka qëlluar që ta takoj, kam vetëm aq perceptime sa mund të merren në distancë. Të jesh gruaja e një kryeministri, presidenti apo një njeriu që ka një pozicion të lartë politik, është një pozicion shumë i vështirë.”
E pyetur se kush është Zonja e Parë në republikën e Shqipërisë, ajo u përgjigj qartë: Zonja e parë, në bazë të ligjit, është zonja Nishani.
Konfirmoi se as ajo, as i shoqi nuk e dinë gjininë e fëmijës së tyre të ardhshëm, që do duhet të lindë gjatë gushtit. Ajo tha se është një vendim i tyre për të mos e ditur.
Re.Pu.
Comments
deleted
deleted
"Debati per ceshtje

"Debati per ceshtje parimore" do t'i kishte shkuar me shume per shtat ditelindjes se Ilir Metes ne gjirin e Lalezit . PARIMORET e medias dhe politikes ishin aty bashke si nje trup i vetem , per ti treguar popullit se tani, me shume se kurre , ishin te vendosur per mos prekur e leshuar ne parime. Ishin bere bashke e festonin: 1. Gazetare te medias qe bene publike videon e "bllokut te Metes" 2. Meta i bllokut pikerisht ne nje nga produktet e "bllokut" , ne vilen miliona euroshe. 3. kryetari i Partise ne pushtet me debutetet e ministrat e tij , pikerisht ata qe ngriten turmat ne protesten e pergjakur te 21 Janarit dhe zonjat e tyre ..Dhe festonin e debatonin per PARIMET.

po c'argumenta zeza leshoi

po c'argumenta zeza leshoi Rama ate nate.. Ku ti gjente argumentat ? Shau e hungeriu i cartur me fyerje e ofendime e sy te shqyer. Si nuk i vjen zor kesaj zonje qe flet per etike te burrit te saj e sidomos per "ceshtje parimore" . Dikur , dikush do te flase e do te shkruaje sepse ishin 20 te tjere te pranishema aty. Nese keshtu shtremeberimesh kane edhe "te vertetat" e KURBANI -t, lum ne per udheheqesit!

Add new comment