ISIS shpall xhihadin seksual: Çdo familje të dorëzojë një vajzë për “shërbime”. SHBA, 10 mln USD për kokën e liderit

Postuar në 07 Korrik, 2014 16:03

Ka shokuar botën një tjetër zhvillim nga radikalët e shtetit islamik të ISIS: Ata kanë bërë thirrje për “Xhihad El-Nikahut”, ose thënë ndryshe “xhihad seksual”. Duke cituar burime, gazeta britanik The Mirror raporton se rebelët kanë vendosur disa postera në rrugët e Mosulit e Tikritit, ku bëhet thirrje që banorët të dërgojnë pranë organizatës së ISIS vajzat e tyre të pamartuara, në mënyrë që ato të përmbushin detyrën e tyre për “xhihad seksual”. Në njoftim thuhet se familjet që nuk pranojnë t’i dërgojnë, do të përballen me forcën e ligjit Sharia. Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse, Clarion, terroristët e ISIS kanë filluar të hyjnë në çdo shtëpi duke vrarë burrat e familjes dhe përdhunuar gratë e tyre. Po sipas këtij raporti, 4 viktima të moshës 19-23 vjeç kanë shkuar deri në vetëvrasje.

Autori i këtyre zhvillimeve të paprecedenta, Abu Bakr el Bagdadi, ka mbi kokë një çmim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e tij, që prej tre vjetësh. Ironikisht, njeriu i cili ka dalë tani si udhëheqës i kryengritësve islamikë, që kontrollojnë një territor të gjerë të Sirisë dhe Irakut, ka qenë mbajtur në burgim nga autoritetet amerikane gjatë luftës në Irak. Ai u kap nga ushtria amerikane në vitin 2005, dhe u mbajt katër katër vjet në kampin e paraburgimit Buça në Irakun jugor. Por me pakësimin e operacioneve ushtarake amerikane në Irak, ish-presidenti George Ë. Bush nënshkroi një marrëveshje që ia dorëzonte Irakut të gjithë të ndaluarit. Autoritetet irakiane e liruan al-Bagdadin në vitin 2010. Siç ndodh në këto raste, mund të thuhet se ai “është gatuar” nga burgu i gjatë dhe pikërisht tani që rajoni është në kaos më shumë se kurrë, Perëndimi nuk di ç’të bëjë me gjendjen e krijuar.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky eshte marketing per burrat e marr fund neper cepat e botes, qe po te vini ketu do keni ca te shkepni pa merak

Submitted by anticensurë (not verified) on

a ka mundësi me e shkrujt më qartë??

skuptohet asgjë o xhihadist!!

Submitted by L, (not verified) on

Thuhet: Siç ndodh në këto raste, mund të thuhet se ai “është gatuar” nga burgu i gjatë dhe pikërisht tani që rajoni është në kaos më shumë se kurrë, Perëndimi nuk di ç’të bëjë me gjendjen e krijuar.

Po pra vertet kush e krijoi gjendjen? U fut ne burgun amerikan, iu dorezua autoriteteve irakiane dhe voila' na doli ky tani.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Sa i ngjan shokut Enver ky personi, mjafton t'i rruaç mjekren......

Submitted by anticensurë (not verified) on

a të martë shalët!!
duhet të jesh xhuxh nga trutë!!

beeeeeeeh,ç'idiot!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ah, po ku je o qendra e diturise autodidakte sakate, me kishe munguar shume. Edhe kur me thua idiot nuk ta marr per keq se e di qe e ke nga frustrimi i gjate antiarsimor qe ke bartur qysh nga koha e Enverit.........Nuk po te them qe je debil i lindur, se nuk dua te bie ne nivelin tend te qyrravitur......

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Foli edhe qendra e diturise autodidakte sakate........perjetesisht i frustruar.....

Submitted by anticensurë (not verified) on

flm xhuxho

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

S'ka perse o drite, o yll.....

Submitted by Dritan (not verified) on

A nuk jane keta ata qe amerika i mbeshteti kunder Asadit??? Hmmmm, tani i vene cmim njerezve te tyre?

Submitted by Anonim Terneti ... (not verified) on

ishe obami lale ... jo amerika!!!

amerika e hoxhi ke koshi i plehrave obamin dhe te gjitha  bemat e tij prej socialisti te mire...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.