Majko: Maqedonia, me jetë të “dyfishtë”. Me dhunë përballë shqiptarëve nuk ia ka dalë kush deri sot

Pandeli Majko, deputet i PS dhe ish-kryeministër i Shqipërisë reagon lidhur me protestat e shqiptarëve në Maqedoni të zhvilluar dje dhe sot. Ish-kryeministri ka komentuar se protestat janë shumë të ndjeshme në Maqedoni dhe se shteti dhe policia maqedonase po vazhdojnë të dhunojnë shqiptarët në Shkup. Reagimi i Pandeli Majkos është bërë në rrjetin social “Facebook”.
“Shteti i Maqedonisë është një vend me jetë të "dyfishtë". Ai mbijeton në një realitet që ekziston i rrethuar me buste për sllavo-maqedonasit dhe në një tjetër që u ofrohet shqiptarëve si standard i një jete nën presion. Në 4 korrik 2014 dhuna policore goditi shqiptarët në Shkup. Kjo situatë është konkluzion i një qeverisje "të fortish" maqedonas që po uzurpon mjedisin e funksionimit të ligjit në vend. “, shkruan Majko.
Pandeli Majko thekson se kjo nuk është hera e parë që shqiptarët e Maqedonisë përballen me dhunën jo vetëm të policisë në këtë shtet. “Nuk është hera e parë dhe nuk besoj se do të jetë e fundit që duan të shtypin me dhunë shqiptarët në Maqedoni. Me dhunë përballë shqiptarëve nuk ja ka dalë kush deri më sot.”, përfundon mendimin e tij Majko. S.S
Comments
Ia kanë dalë grekët, serbët
<p>Ia kanë dalë grekët, serbët dhe malazezët...</p>
Add new comment