“Masakra e Borovës”, ambasadori Hoffman: Çdo gjermani i vjen turp për këtë

Postuar në 06 Korrik, 2014 06:24

Drejtues të pushtetit vendor të Ersekës, deputetë dhe ambasadori gjerman Helmut Hoffman kanë zhvilluar homazhe në nderim të 107 martirëve të vrarë në “Masakrën e Borovës”, me rastin e 71-vjetorit të vdekjes së tyre.  

“Nuk është e lehtë për një gjerman të marrë pjesë në një ceremoni të tillë. E kisha vendosur që të vija këtu .Në Gjermani s’ka persona gjallë që të mbajnë përgjegjësi për këtë. Ne të tjerët nuk jemi fajtorë për këtë. Çdo gjermani i vjen turp për këtë” ka deklaruar Hoffman.  Për këtë ngjarje, edhe pasardhësi i një prej ushtarëve pjesëmarrës në masakër ka kërkuar publikisht falje në ceremoninë përkujtimore të një viti më parë.

Masakra e Borovës ka ndodhur në vitin 1943. Trupat e ushtrisë gjermane, pasi u sulmuan nga partizanët në fshatin Barmash, u tërhoqën në Borovë ku masakruan me bajoneta burra, gra e fëmijë që ndodheshin në fshat. Kjo cilësohet si një ndër masakrat më të mëdha në vend, ndaj edhe zyrtarët shqiptarë po diskutojnë mundësinë që Borova marrë statusin e fshatit “martir”.

Lexo:

http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/masakra-e-borov-s-hoffman--do-gjermani-i-vjen-turp-p-r-k-t--224792.html

 

http://www.sot.com.al/politike/masakra-e-borov%C3%ABs-hoffman-kjo-ceremoni-p%C3%ABrkujtimore-%C3%ABsht%C3%AB-nj%C3%AB-shenj%C3%AB-pajtimi

n.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Gjermanet kerkojne falje, megjithese nuk jane fajtore direkt. Po komunistet perse nuk kerkojne falje, megjithese jane fajtore direkt???</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Ja shqiptaret qe ndihmuan gjermanet te masakrojne popullin shqiptar. Ky duhej te ishte ne Holande. Atje ose do ta kishin pushkatuar pa gjyq menjehere pas clirimit nga gjermanet, ose do t&#39;ja kishin shqyer prapanicen po te fliste keshtu, si ky me siper.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ju zoterinj (duket se jeni shume, se ne shumes e keni nikun) keni ndonje problem me faktin qe gjermanet kerkojne falje, apo me faktin qe komunistet nuk kerkojne falje. Sa per ate punen e prapanices, duhet me pak katunari&#39; dhe pak me shume qyteterim tani qe kemi edhe statusin apo jo?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.