Kërkimet për naftë në kufi, Ministria e Jashtme greke: Respektojmë të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin

Preket sërish çështja e ndarjes së detit me shtetin fqinj Greqi. Këtë herë lajmet vijnë nga Greqia. Gjatë një konference për shtyp të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke, Konstantinos Koutras, gazetarët e kanë pyetur lidhur me këtë çështje bazuar në artikujt e publikuar në shtypin shqiptar. Pyetja konsistonte në vërtetësinë e çështjes se shteti grek po kërkon naftë dhe gaz natyror për shfrytëzim brenda kufijve ujorë shqiptarë.
“Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin” ka qenë përgjigjja e zëdhënësit Konstantinos Koutras. Zëdhënësi Kutras siguroi se është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë.
“Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë, pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit,” tha Kutras. Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është në një linjë më atë të vetë ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos 3 ditë më parë mbi këtë çështje. S.S
Comments
Berisha dhe te Tijet e kane

Berisha dhe te Tijet e kane pas shpine akuzen "shites te ujrave shqiptare", thene ca si vruto; "tradhetare".

Avokatine kesaj akuze ia beri PS e Edi Rames, edhe pse kolonel Myslim Pashaj u shfaq si identikiti i tradites memedhetare.

Sot vijme ne piken kur PD (Berisha) mbetet i akuzuari, Myslim Pashai lloiset diku per fatet e fatalitetet e vendeve te cogla dhe te individeve pa pushtet, teksa Edi Rama e ka per mbare te shkoj ne Europe e te shprehet se flet ne emer te tere Ballkaneve,

se gadishulli nuk ka me armiqesira, dhe kuaj troje e troja e te gjithe ndjehen te rehatuar ne Itakat e tyre...

Ujrat jane atje jashte, ne det te hapur, dhe mbase vetem Zoti i di ku jane, te kujt jane dhe kush do t'i gezoje...

Fqinja e Jugut, ka nisur punen e certifikimit te naftes, por brenda atij sinqeriteti te Rames sone, na qeteson duke thene se

eshte duke kerkuar vetem naften, ata jane bere kujdes qe te mos nagterrohen ujrat e detit...

Ngaqe shqiptaret nuk pyesin aq shume per ekonomine, akuza per ca tradhetare e ca atdhetare mbetet ne qiell, por jo te gjithe

shqiptaret ndjehen njelloj, ka gjithnje e me shume qe duke mos qene me "tradhetaret", nuk bashkohen kollaj edhe me "pacifistet",

duke kujtuar se se paku per naften bejme mire te bejme avokatin e shqiptareve...

Diferenca ne kete mes eshte interesi i tyre.

Simbas hartes qe shihet ketu

Simbas hartes qe shihet ketu , marreveshja e pare Basha -bakojani nuk ka te ngjare te ndryshohet sepse i pergjigjet realitetit ne perputhje me ligjin e detit.

Add new comment