Vrasja e Santos: Ardian Vehbiu u bën apel politikanëve që “të qajnë pa zë”

Sa herë që ndodh një gjë e rëndësishme e natyrës jo politike në Shqipëri, sidomos kur kjo gjë është një ngjarje tragjike, të parët që nguten të shprehen janë politikanët. Edhe dje, teksa u mor vesh se kishin vrarë Artan Santon, versionet online të gazetave zunë të raportonin deklaratën e njërit apo tjetrit syresh.
“Qani pa zë, ju lutem”, shkruante qysh në titullin e njw shkrimi Ardian Vehbiu. Dhe thosh: “Nëse ka një gjë që nuk duhet të ndodhë, është pikërisht kjo që po ndodh tani: politikanët, qeveritarët dhe personalitetet e tjera shtetërore që mbajnë radhë pranë mikrofonëve të TV-ve, për t’i rrëfyer publikut se çfarë ndiejnë ata përballë këtij krimi”.
Dhe vijon: “Është e drejta e tyre të reagojnë emocionalisht dhe personalisht ndaj kësaj vrasjeje; sikurse është e drejta e tyre që këto reagime t’i mbajnë private dhe e drejta e publikut që t’i kursehet sentimentalizmi herë i ndier dhe herë i shtirë, por gjithnjë pa vend, i të gjithë atyre që nuk kanë gjë për detyrë të vajtojnë publikisht të vrarët, as janë zgjedhur për këtë dhe as paguhen si vajtojca”.
Shënimin e plotë të tij mund ta ndiqni në linkun http://peizazhe.com/2014/06/26/qani-pa-ze-ju-lutem/
Re.Pu.
Comments
Vehbiu e paska shkruar si

Vehbiu e paska shkruar si "çun Tirone", tamam si ato qe i ka qejf Edi Rama!

Si "neutral" qe eshte, Vehbiut i kane bere pershtypje vetem fjalet e Saliut ndersa kuturisjet e Edi Rames nuk i ka prure ne qender te vemendjes.

Vehbiu ben moralistin duke bere propagande politike pro Rama.

Sa shtrenjte po i kushtojne ketij populli keta "çunat e Tirones".

a i ka numru njeri, edhe sa

a i ka numru njeri, edhe sa nga k'ta cunat e tirones kan mbet gjalle?

shfrytezoi edhe vehbiu -

shfrytezoi edhe vehbiu - analist oborri- rastin per te marre vemendje e per te shperndare edhe kete here mesime edukate morale per blute (se per KM dhe policine e KMse ka bindjen qe do e zbuloje krimin). si gjithmone me cikla mingla merret vehbiuu. Po se perse nje bankier vritet, ndonje ballafaqim me kete realitet kriminal-mafioz nuk e beri - mund ta ksihte bere po te ksihte ndodhur ne kohen e Berishes, qindin do i kishte punuar Berishes, por ka ndodhur ne kohen e Rames e nuk mund t'ja prishi imazhin Rames, ca se dora qe te ushqen nuk kafshohet dhe ca se ky nuk i jep cmime te tjera pastaj.

Ky Vehbiu duket si nje i

Ky Vehbiu duket si nje i deshtuar qe perpiqet te terheqe vemendje ne cdo rast e per cdo gje. Pergjithesisht tip i neveritshem dhe pa asnje lloj aftesie intelektuale pervec llomotitjeve pa fund, dengla-mengla pa kuptim e pa interes, shpif-shpif se dicka ngelet, pordhacllek gjigand tipik shqiptar i perkedhelur, totalisht i paafte per te bere ndonje gje te dobishme e per te nxjerre ndonje lek ne USA mban gjalle sedren e cfilitur me nje mender blog......shqip.

Kjo nuk ka kuptim. Per

Kjo nuk ka kuptim. Per ngjarje te tilla politikanet jane te detyruar te flasin sepse nuk mund te heshtet para nje krimi dhe po folen do t'i thone edhe dyfjale me emocion sepse njerez jane. Pastaj c'kuptim ka ky titull sikur Vehbiu te jete vete presidenti. Ai eshte nje nga te shumtet profesioniste qe shkruajne, c'kuptim ka ta vecosh ne kete menyre pompoze.

Vehbiu mund te kete edhe
Vehbiu mund te kete edhe mendimin e tij per ça po ndodh.
Nderkohe qe ne kemi mendim tjeter.
Pastaj ta quash Vehbiun te neveritshem, dëngla mëngla nuk I shton gjë argumentit, vetem se portretizon gjendjen emocionalo-sportive te komentuesit. Qe per lexuesin tjeter është argetuese.
O Shit-o, ne mos qofsh Vehbiu

O Shit-o, ne mos qofsh Vehbiu vete, apo ndonje nga zarushat e blogut te Vehbiut, ke shume te drejte sa i takon faktit qe komenti rreth dengla menglave te Vehbiut nuk i shton asgje argumentit. Ne kete fryme provova te gjej cfare i shton argumentit komenti jot. Perfundimi HIÇ.......me nje fjale edhe ti na ke dhene gjendjen emocionalo-sportive qe ti provon lur lexon "komente negative" per Vehbiun, pra ke vazhdur ne linjen e argetimit te lexuesit tjeter (sic).........

PS. Krejt argetuese gjithashtu po te konsultosh ndonje fjalor te anglishtes......

Add new comment